Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Fier ka bere publik nje lajm fantastik per natyren ku eshte evidentuar nje fole e breshkes careta careta ne bregdetin e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.
Specialistet e AdZM Fier gjate kesaj periudhe kryejne kontrolle intensive ne vijen bregdetare pasi ne kete kohe breshkat e detit careta careta dalin ne breg dhe leshojne vezet e tyre.
Keto breshka kerkojne kushte specifike klimaterike per leshimin e vezeve ne rere. Kjo fole kerkon ruajtje dhe siguri deri ne celjen e vezeve sepse fluksi i vizitoreve ne sezonin e veres mund te demtoje vezet dhe per kete arsye stafi i AdZM Fier e ka çdo dite ne vezhgim.
Parku Kombetar Divjake Karavasta vijon te mbetet zona me e rendesishme natyrore ne vendin tone. Kujtojme qe ne vitin 2018 dhe ne vitin 2022 kemi patur çelje te suksesshme te vezeve te breshkes se detit careta careta ne bregdetin e Divjakes.
Rikthimi serish i kesaj specie per tu riprodhuar ne PKDK tregon jo vetem rendesine natyrore te parkut por edhe dashurine dhe sigurine qe i ka ofruar stafi dhe specialistet e perkushtuar te AdZM Fier.
Kjo specie klasifikohet ne rrezik zhdukjeje ne rang global.
Breshkat e detit kane miliona vite qe notojne ne oqeane dhe dete, jane aq te vjetra sa edhe dinosauret, por ndryshe nga ata, breshkat jetojne edhe sot.