Reklame:

Dita Botërore e Rangers

31 korriku është Dita Botërore e Rangers  ditë e cila përkujton ato Rangers të vrarë apo të plagosur, punën vetëmohuese të rangersave në mbrojtje të pasurive natyrore dhe kulturore të planetit tonë.

Në kuadër të ditës Botërore të Rangers, Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier me suportin e projektit JICA realizoi një aktivitet mjedisor me grupin Junior Rangers në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Aktiviteti nisi në Qëndrën Vizitorëve, ku pjesëmarrësit morën informacione për ditën e Rangersave. Më pas u njohën me setin e pajisjeve që i nevojiten një Rangersi në terren për të kryer punën, gjithashtu u demostrua dhe për mënyrën e përdorimit të ketyre pajisjeve.
Më pas u zhvilluan aktivite sensibilizues në drejtim të fushatës së pastrimit dhe lojëra të ndryshme mjedisore.

Për herë të parë është celebruar në 2007 prej International Ranger Federation (IRF) dhe çdo vit përkujtohet nga IRF, shoqata mjedisore, shkolla dhe individë që duan natyrën dhe mbështesin punën e Rangërs-ve në të gjithë botën.
Për një moment le të reflektojme mbi sakrificat, që keta njerez bejne, të nderojmë rangersat e rënë dhe koleget e tyre, që me kurajo plotësojne detyrat e tyre në mbrojtje të natyrës.

Tema e Ditës Botërore të Ranger-it  për këtë vit është “30 me 30”, bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Diversitetin Biologjik, objektivi i 3-të i të cilës ishte, që të paktën 30 % e planetit të ruhet dhe menaxhohet në mënyrë efektive deri në vitin 2030 (“30 me 30”).

Puna e “Gardianëve” të natyrës përfshin mbrojtjen, ruajtjen, monitorimin, shërbimet e vizitorëve, menaxhimin e zjarrit, zbatimin e ligjit, edukimin, mbështetjen e komunitetit dhe rregullimin e përdorimit të qëndrueshëm.