Reklame:

Horizont EU mbyll me sukses projektin ne rajonin nr 4

Nderhyrja ne infrasktrukture dhe permiresimi i cilesise se kalimit te kohes se lire per bllokun e banimit parafabrikat te rajonit nr 4 nga Horizont EU u permbyll sot me dy objekte te fundit kendi i lojerave per femije dhe fusha e ping – pongut per te rinj, Perfundon keshtu investimi ne kuader te projektit “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Me këtë  rast u zhvillua edhe nje ceremoni me pjsemarrjen e disa personaliteteve te cilet u bene pjese e inagurimit te ketij investimi shume te rendesishem per banoret e ketij blloku.

Kr. i organizates Horizont EU dhe kordinatori i projektit z. Shkelqm Bylykbashi vleresoi donatoret dhe bashkepunetoret ne realizimin e ketij investimi si dhe u ndal ne rendesine qe ka per komunitetin ne pergjithesi dhe femijet e te rinjte ne vecanti nderhyrja dhe investimet e kryera ne kete bllok banimi.

Bashkia Lushnje ka nje program te saj zhvillimi dhe çdo organizate e gjen veten ne nje nga pikat e ketij programi dhe per OJF-te ka patur mundesi te japin edhe mendimet apo sugjerime per caktimin e prioriteteve e per kete duhet falenderuar edhe Reload qe e ka kriter ne punen e saj kete kordinim te rendesishem mes aktoreve lokale, si OJF-te. Bizneset apo çdo aktori qe deshiron ti bashkohet ndryshimit dhe permiresimit te jetes se cdo kategorie shoqerore ne nivel bashkie.

 

-Sot ne i japim fund projektit ne kete bllok banimi por jam i sigurt qe ky nuk do te jete investimi i vetem pasi te tjera projekte do te kete ne vijimesi dhe per kete e rendesihme eshte qe komuniteti te jete pezent aty ku diskutohet dhe meren vendime per ta ne forume te ndryshme, rajonin apo degjesat publike dhe Keshillin Bashkiak ku secili prej jush mund te mare pjese lehtesisht si nje e drejte qe jua jep ligji. Nese do te jeni pjese e diskutimit do te mund te shprehni versionin tuaj si banore mbi zhvillimin apo investimin qe do te kryhet ne lagjen, bllokun apo pallatin tuaj. Neser mund te jete vone!

– Eriselda Sefa, Kryetare e bashkisë Lushnje

– Francisco Roquette, zëvendës përfaqësues rezident i PNUD (UNDP) në Shqipëri

– Julian Papaproko, menaxher i projektit ReLOaD2 në Shqipëri

– Entela Lato, Menaxhere e grupit të përfshirjes sociale

– Shkelqim  Bylykbashi koordinator projekti, kr. organizata Horizont EU

– Albert Dosti, Fondacioni Victory School

– Ermelinda Myzeqari, organizata MIL

– Josif Kruti, sek Shoqata e Arumuneve te Shqiperise

– Adiatik Gega, kr ShMGV te Shqiperise

– Edi Halilaj, Radio Lushnja

– përfaqësies të forumit rinor në bashkinë Lushnje

– banorë/komuniteti i Rajonit nr. 4

Krijimi i disa lehtesirave me vendosjen e 13 stolave, 12 koshave per mbetje ditore, kendit te lojerave per femije si dhe fusha e ping – pongut per te rinj ne kete bllok banimi jane nje vlere e shtuar dhe krijimi i nje ambjenti shlodhes per ju dhe femijet tuaj jane te vonuara ndoshta por tashme jane realitet dhe do te perdoren e argetojne te gjithe banoret e ketij blloku banimi. Nga banoret dhe perdorues kerkohet ti ruani dhe mirembani, ne vecanti rinia si forca me aktive dhe trasheguesja e ketyre te mirave materiale.

-Kr. e bashkise zj Eriselda Sefa vleresoi punen cilesore te bere nga organizata Horizont EU si dhe donatoret per mbeshtetjen e vazhdueshme qe japin per bashkine Lushnje dhe veçanerisht per rinine dhe projektet ne ndihme te tyre.

Rinia duhet te mare pergjegjesite e saj per ndryshimin pozitiv te cdo realiteti sepse tashme mundesite jane. Do te bejme te mundur qe kete model te Horizont EU ta shtrijme ne te gjithe bashkine tone sa me pare.

-Francisco Roquette, zëvendës përfaqësues rezident i PNUD (UNDP) në Shqipëri vleresoi keto nisma si dhe bashkine per vemendjen qe ka ndaj moshave te ndryshme sidomos Rinise si dhe kerkoi te meret si model bashkepunimi i bashkise Lushnje me shoqerine civile dhe aktore te tjere lokale.

-Luejda Gjata pershendeti te pranishmit ne emer te Forumit Rinor si dhe shprehu gadishmerine e saj dhe te forumit per mbeshtetje te vazhdueshme te çdo nisme me fokus rinine si dhe shprehen deshiren per te bere nje aktivitet ne bllokun e banimit duke lyer me gelqere pemet e ketij blloku si dhe bordurat mes ambjenteve te gjelberuara ne lagjen e rajonit nr 4.

Me pas te pranishmit vizituan nga afer te gjithe objektet e vendosura nga Horizont EU ne kuader te projektit duke vleresuar cilesine dhe gjithe procesin dhe menyren e operimit ne terren.

Ne menyre simbolike u zhvillua nje takim ne fushen e re te ping – pongut mes Zj Eriselda Sefa dhe Francisco Roquette, zëvendës përfaqësues rezident i PNUD (UNDP) në Shqipëri.

Shkelqim Bylykbashi.

Lushnje 23 gusht 2023

✅Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.