Reklame:

Media sociale dhe mjedisi/Horizont EU orienton nxenesit e shkolles “Rrapi Mertiri” Toshkez.

Në dt 2 tetor ora 12:00 në ambjentet e shkollës e shkollës e 9-vjeçare “Rrapi Mertiri” Toshkëz, u realizua ora ndergjegjesuese me nxenesit e kalasës se 8-të dhe te 9-të të kësaj shkolle në kuadër të projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

Në takim merrnin pjesë 15 nxenes prej te cileve 8 meshkuj dhe 7 femra.

Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka angazhimi i banorëve në aksione vullnetare me bazë komunitare në ambjentin e përbashkët ku jetojnë si dhe rolin e rinisë e nxënësve në vecanti për përdorimin dhe mirëmbajtjen e investimeve publike.

Shkëlqim Bylykbashi, në bashkëbisedimin e tij theksoi rëndësinë që ka mjedisi në jetën tonë të përditëshme dhe vecanërisht referuar ngrohjes globale që po përjeton planeti si dhe mënyra për ta parandaluar dhe zbutur efektin e ngrohjes nëpërmjet rolit të njeriut në këtë proces shumë të rëndësishëm.

Specialisti për trajnimin e të rinjve për Median dhe rrjetet Sociale- Saimir Mërtiri, gjatë fjalës së tij theksoi ndikimin pozitiv dhe negative te rrjeteve sociale te të rinjtë bazuar ne disa studime te huaja.

Përdorimi i rrjeteve sociale nga të rinjtë veçanërisht tek ata të moshës adoleshente, bazuar në teoritë dhe statistikat paraprake, na ofron një pasqyrë të përgjithshme mbi varësinë e madhe që kanë nga rrjetet sociale, pa marrë parasysh qëllimet dhe arsyetimet.

– shumica e tyre pohojnë se e kalojnë kohën e lirë në rrjete sociale dhe për shkaqe informimi;

– se shumica e tyre kanë provuar të shkëputen;

– se përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale ndikon, në përqindje të konsiderueshme, negativisht në aspektin fizik dhe psikik;

– se ndonjëherë ndikon negativisht sa i përket leximit apo studimit dhe

– se më së shumti nëpërmjet këtyre rrjeteve kontaktojnë me shoqërinë e tyre.

Nga ky këndvështrim kuptojmë se, varësinë nga rrjetet sociale shumica prej tyre nuk e konsiderojnë problematike dhe as që janë të informuar mbi dëmet apo rreziqet e mundshme të aspektit fizik dhe psikik.

Megjithatë, ndikimi i rrjeteve sociale është bërë një trend që ka përfshirë masivisht gjithë njerëzimin.

Me vullnet të përbashkët dhe me bashkëpunim të vazhdueshëm, duke u mbështetur dhe këshilluar gjithnjë nga kompetentët dhe profesionalistët e këtyre fushave, do të mundohemi që t’i shërbejmë shoqërisë sonë me kontribute që janë në dobi të tyre dhe në interes të gjithë shoqërisë sonë.

Ne, jemi angazhuar sadopak të japim një ndihmesë, bazuar në temën në fjalë, për të parë se çfarë mendojnë të rinjtë tanë dhe sa janë të vetëdijesuar mbi dëmet apo dobitë që na sjellin rrjetet sociale në përditshmërinë tone.- perfundoi fjalen e tij zoti Mertiri.

Nxënësit u treguan të gatshëm për tu përfshirë në aksionet e ndërmara për reabilitimin e hapësiarve publike dhe në vecanti pjesës që ka të bëjë me rininë duke ofruar kontributet  e tyre për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Ky projekt financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).