Reklame:

“Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”/HEU takim me nxenesit ne Allkaj

Në datën 11 tetor ora 11:00 në ambjentet e Shkollës “Allkaj” u bë prezantimi i projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 10-ta, 11-ta dhe 12 të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Allkaj” në fshatin Allkaj, ku gjithësej të pranishëm ishin 35 nxënës prej të cilëve 28 vajza dhe 7 djem.

Horizont EU ne kete ore edukative ishte e perfaqesuar me dy ekpertet e kontraktuar per kete projekt te AMSHC, ekperti i mjedisit Yrjet Saliasi dhe Saimir Mertiri ekspert për trajnimin e të rinjve për Median dhe rrjetet Sociale.

Experti i mjedisit Yrjet Saliasi ne bashkebisedimin me nxenesit e pranishëm u shpjegoi rëndësinë që ka mjedisi dhe ruajtja e tij si nje detyrim për ne dhe obligim për brezat e rinj.

Z. Saliasi vuri ne dukje ndikimin e njeriut me aktivitetin e tij në çdo fushë te jetës në zhvillimet e klimës në gjithe planetin e akoma më gjerë. Ndryshimi i klimes ka nje ndikim te madh ne uljen e sasise se ushqimit ne mbare globin.

Rinia ka rolin e saj në frenimin e ketyre fenomeneve si dhe te ofrimit të alternativave me qasje smë miqësore me natyrën.

Problemet mjedisore duhet te jene pjese e angizhimeve te te rinjve ne cdo dite edhe ne perdorimin e rrjeteve sociale. Ngritja e ketyre problemeve ne rrjetet sociale qe perdorin te rinjte i nxit ata qe te jene me te kujdesshem dhe me aktiv per frenimin e fenomeneve te ndryshimit te klimes.

Saimir Mërtiri, Specialist për trajnimin e të rinjve për Median dhe rrjetet Sociale në fjalën e tij theksoi ndikimin e rrjeteve sociale te të rinjtë’, i cili synon hulumtimin dhe identifikimin e efekteve negative që ushtrojnë rrjetet sociale te të rinjtë, krahas efekteve pozitive. Rendesia e perdorimit te teknologjise ne dhenien dhe marrjen e informacioneve te dobishme per jeten tone dhe per mjedisin.
Gjate fjales se tij z. Mertiri kerkoi nga nxenesit ngritjen e nje grupi ne rrjetet sociale i cili do te kete ne fokus problemet mjedisore dhe dhenien e ideve innovative ng ate rinjte per zgjidhjen e tyre.

Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik u treguan teper bashkëpunues per të  dhene ndihmë konkrete për ndryshim të mentalitetit ndaj shërbimit komunitar me Horizont EU apo forma të tjera me fokus ndihmën ndaj komunitetit.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësve dhe specialisteve te Horizont EU për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave që shoqërojnë  në këtë moshë.

Ky projekt eshte  financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).