Prodhimi i suksesshëm i fermës fillon me tokë të shëndetshme. Toka është një nga asetet më të rëndësishme të fermës. Çdo lloj toke ka vetitë e veta. Struktura e tokës nuk mund të ndryshohet, por fermerët gjithmonë mund të përmirësojnë cilësinë e tokës duke menaxhuar nivelet e lëndëve ushqyese dhe pH të tokës. Një nga faktorët më të rëndësishëm në menaxhimin e cilësisë së tokës është analiza e rregullt e tokës.
Ne Irlande, shteti po ju ben falas fermereve analizat e tokes, dhe jane afersisht 700 000 parcela ne total. Ne fazen e pare jane bere analizat e 133 000 parcelave. Procesi përfshin 25 mostra dheu që merren për çdo parcelë, të cilat më pas analizohen në aspektin e pH, fosfatit, potasit, magnezit, kalciumit, squfurit. Analizat e sakta te tokes i ndihmon fermeret qe te kursejne para te pleherimet qe bejne, dhe ndihmon qe prodhimet bujqesore te dalin me normat e lejuara sipas standarteve te BE-se. A duhet ta beje dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kete gje dhe per fermeret shqiptare? – Alban Çakalli