Reklame:

Kryenin gjueti ne zone te mbrojtur/Arrestohen 2 persona

Stafi i Administrates se Zonave te Mbrojtura Fier vijon punen me perkushtim maksimal per mbrojtjen e natyres ne territorin qe ka ne administrim.

Rangesat e AdZM Fier kane arritur te neutralizojne me sukses plot 5 gjahtare ne muajt shtator – tetor (2 ne Divjake, 2 ne Fier dhe 1 ne Mallakaster).
Rasti i fundit eshte ai para pak diteve ku ne bashkepunim me efektivet e Komisariatit Divjake kane vene ne pranga 2 persona te cilet kryenin gjueti ne zonen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.

Fale punes se mire dhe profesionale te stafit te AdZM Fier u arrit qe bashke me dy personat e arrestuar  te gjenden dhe sekuestrohen edhe 2 armet qe zoteronin “gjahtaret”.

 

Kujtojme qe gjuetia ne vendin tone eshte e ndaluar por kurresesi ajo nuk mund te ushtrohet ne nje zone te mbrojtur si ajo e PKDK e cila vizitohet nga qindra mijra turiste nga e gjithe bota ne çdo stine te vitit.

Stafi i AdZM Fier vijon kontrollet per gjuetine e paligjshme (bakonier), ku gjate kontrolleve jane konstatuar dhe asgjesuar fusheza (vendqendrime per gjueti).

Drejtori i AdZM Fier Fotjon Prençe i ben thirrrje te gjithe personave qe do te tentojne gjuetine (brakoniere me drite apo aparate zendjellese) brenda teritorit te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta do te ndershkohen sipas kuadrit ligjor ne fuqi, deri ne ndjekje penale.