Blegtorët që mbarshtrojnë bagëti te imta si dele dhe dhi për qumësht po organizojnë protesta në të gjithë vendin.
Blegtorët e Fierit e Mallakastrës protestuan këtë të martë për fiksimin në treg të çmimit të qumështit nga fabrikat dhe baxhot. Ata bllokuan për disa minuta aksin nacional Fier-Tepelenë.
Kjo lëvizje është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë të reja për liter në vitin 2023, në vetëm 120 lekë të reja për liter sot.
Ulja e çmimit ka sjellë një krizë të thellë financiare për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.
Kjo është protesta e tretë në rang vendi pas Vlorës dhe Gjirokastrës, ku blegtorët ngrenë zërin kundër monopolit dhe mungesës së tregtisë së lirë.