Reklame:

Horizont EU dhe radio Lushnja pjesë e programit “Shkëndija” të CO-PLAN

Shoqëria civile duhet të marë përsipër rolin e saj në përmirësimin e cilësisë së jetës nëpërmjet ndryshimit dhe përfshirjes së saj në çdo nismë me karakter publik apo edhe në ruajtje dhe monitorim të taksave lokale të qytetarëve.
CO-Plan ofron asistencë dhe orientim të çdo grupimi që çfarë interes të bëhet pjesë e programit “Shkëndija”.

Horizont EU dhe radio Lushnja si partnerë të vjetër në rrugëtimin e tyre ju bashkuan një seance trajnuese që u organizua në qytetin tonë nga CO-PLAN Albania. Bashkëpunimet vetëm fuqizojnë dhe ndihmojnë në çdo nisëm me interes publik.

Ky program mbështet me njohuri dhe mentorim të specializuar aktivistë ( individë, grupime apo organizata) në procesin e zhvillimit të nismave konkrete për ndryshim me qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe qytetarëve në komunitetin ku ata jetojnë.
“Shkëndija” është proces mësimi praktik i cili hap mundësi të shumta për secilin që bëhet pjesë, pra është rrugëtim përmes të cilit pjesëmarrësit i bashkohen një rrjeti të gjerë aktivistësh, profesionistësh dhe aktorësh të shoqërisë civile në Shqipëri.