Reklame:

Perpunuesit e qumeshtit po furnizohen nga importi/ Fermeret vendas detyrohen ta hedhin ne toke prodhimin e tyre

Blegtoret ne vendin tone po vijojne te kene probleme te medha me shitjen e qumeshtit. Firmat grumbulluese dhe perpunuese kane ulur ndjeshem cmimin e qumeshtit duke mos i dhene asnje arsye fermereve te cilet shprehen se cmimi eshte nen kosto cka i con ata drejt falimentimit. Duke mos e shitur me cmimin e paracaktuar nga grumbulluesit fermeret jane duke e hedhur te gjithe prodhimin qe kane mare nga bagetite e tyre.

Ervin Resuli specialist bujqesie ngre nje tjeter shqetesim i cili prek direkt konsumatoret vendas. Problemi i grumbullimit te qumeshtit me fermeret vendas ka sjelle edhe rritjen e importit te qumeshtit nga vende te tjera. Specialisti Resuli i ben thirrje AKU qe te hetoje kompanite e perpunimit te qumeshtit sepse po mashtrojne konsumatoret duke deklaruar se produktet e tyre vijne nga fermat vendase.

Me poshte keni edhe postimin e plote e Ervin Resulit:

Mbrohuni nga produktet e dyshimta që tregtohen në Shqipëri. Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) ka falimentuar, dhe siguria ushqimore është aktualisht në një rrezik kombëtar.
Sipas të dhënave nga doganat shqiptare, që nga 3 janari 2024 deri më 29 mars 2024, janë importuar:
– Qumësht nga Kosova: 40 herë
– Qumësht nga Slovakia: 27 herë
– Qumësht nga Hungaria: 21 herë
– Qumësht nga Serbia: 6 herë
Mbi 1 milion euro në 3 muajë dalin jashtë Shqipërisë për qumësht, ndërsa blegtorët shqiptarë trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet.
Nëse lexojmë etiketat e qumështit, ato pretendojnë se vijnë “nga fermat e zonës”, duke na lënë të hamendësojmë për origjinën dhe cilësinë e vërtetë të qumështit që konsumojmë – qumësht importi, origjina dhe cilësia e të cilit mbeten të paqarta. Kjo ndodh ndërkohë që fabrikat shqiptare, të cilat kanë marrë investime të mëdha nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, përfshijnë produktet e tyre nën etiketa të tilla të paqarta.
Gjendja e fermerit është alarmante: për më shumë se 5 ditë, qumështi derdhet në kanale, ndërsa importet mbysin tregun, duke krijuar një formë moderne skllavërie.
Le të bashkohemi dhe të mbështesim blegtorët tanë dhe për një siguri ushqimore më të mirë.

https://www.facebook.com/watch?v=973448287773276