Reklame:

Siguria ne Lushnje/ Këshilli Vendor i Sigurisë Publike zhvillon takimin e radhës

Ditën e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak Lushjne u zhvillua takimi i radhës i “Këshillit Vendor për Sigurinë Publike”.  KVSP ka si qëllim vënien në lëvizje të të gjithë aktorëve vendorë për të trajtuar së bashku çështjet që lidhen me kriminalitetin, dhunën në familje si dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë publike.

Fokusi kryesor i diskutimeve ishin dhuna në familje si dhe situata e shkaktuar nga zjarret ne territorin e Bashkisë Lushnje dhe masat qe do te meren per kete vit.

Në takim mernin pjesë Kryetarja e Bashkisë, Shefi i Komisariatit Lushnje, Drejtori i Emergjencave Civile të prefekturës Fier, Shefi i nga Zjarrfikëses së Lushnjës, Komunitetet fetare, shoqëria civile etj.

Sipas te dhenave statistikore te paraqitura nga Koordinatorja për dhunën në familje në Bashkinë Lushnjë, deri ne muajin maj prane kesaj zyre jane regjistruar 60 raste me urdhër mbrojtje nga të cilët 14 prej ketyre rasteve janë fëmijë, 10 jane meshkuj, 36 raste jane femra.

Fale bashkepunimit dhe kordinimit te institucioneve eshte gjetur zgjidhje e perkohshme per disa prej tyre. Nga 60 raste te dhunes ne familje  6 raste jane trajtuar me paketa ushqimore, ne 4 raste eshte larguar dhunuesi nga banesa dhe 3 raste po trajtohen me bonus qeraje.

Përfaqësuesi i Komisariatit të Policisë Lushnje deklaroi se për vitin 2023 janë egzekutuar 121 urdhra mbrojtje dhe deri tani janë 63 urdhra mbrojtje dhe dhuna në familje është më e përhapur në fshatra.

Tema tjeter me rendesi per sigurine publike që u diskutua ishte ajo e zjarreve. Shefi i zjarrfikeses Lushnje kerkoi nje zbatim sa me te ashper te ligjit per piromanet lushnjare pasi me rritjen e temperaturave rritet dhe rreziku nga zjarret.

Mirëfunksionimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) dhe forcimi i bashkëpunimit me të gjithë aktorët institucionalë të vijës së parë, që ulen në këte këshill, mundeson në kohë reale identifikimin, trajtimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave që rrezikojne ose cënojë sigurinë e komunitetit dhe jo vetëm.