Në kuadër të projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC ) u zhvillua faza e vlerësimit të performancës dhe angazhimit të 4 shkollave pjesëmarrëse ku grupi i punës pasi vëzhgoi nga afër në terren, vlerësoi shkollat si më poshtë!
Shkolla “Pasho Kurti” Ngurrëz për aktivizim serioz të nxënësve si dhe nevojave për stola të pajiset me 4 stola dhe 2 kosha mbeturinash.
Shkolla “Rrapi Mertiri” Toshkëz për angazhim cilësor dhe vlerësim të pastërtisë e gjelbërimit në ambjentet e shkollës me 2 stola, 2 kosha si dhe 7 fidanë pemësh dekorativë.
2 kosha mbeturinash do të montohen në shkollën e Allkajt per shkak të nevojave që kjo shkollë paraqiti si dhe dëshirës e angazhimit të të rinjve për një mjedis sa më të pastër e gjelbëruar.
Në daten 11 qershor në ambjentet e shkollës “Pasho Kurti” ne Ngurrëz u bë i mundur realizimi i nje tjeter faze te projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC ).
Ne ambjentet e jashtme te kesaj shkolle u vendosen 4 stola dhe 2 kosha mbeturinash te rinj. Pas nje procesi diskutimi dhe dheniesh mendimi me stafin pedagogjik dhe nxenesve te shkolles per vendin e vendosjes se tyre, u be piketimi, hapja e gropave, pergatitja e betonit dhe montimi.
Kryetari i Horizont EU Shkëlqim Bylykbashi ne takimet e organizuara me mesuesit dhe nxenesit ashtu si ne cdo takim ka theksoi rendesine e cilesise dhe pastertise se ambienteve te gjelberta pasi ajri i paster dhe ambjentet e gjelberta te pastra jane pasqyre e shendetit te mire. Zoti Bylykbashi krahas falenderimit per gadishmerine dhe angazhimin e treguar ju kerkoi qe te mirembajne dhe te ruajne nga demtimet keto investime sepse jane ata qe do i perdorin dhe gezojne te ulur ne keto stola cilesore, qetesine dhe relaksin ne gjelberimin ne kete shkolle.
Ky projekt financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).