Vendosja e koshave dhe stolave në shkollat Allkaj dhe Bubullimë ishin aktivitetet përmbyllëse që bëmë së bashku me nxënësit e mësuesit si dhe me shkollën “Rrapi Mertiri” Toshkez ku u mbollën fidanët dekorativë pjese e projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC ).
Sipërfaqja e gjelbër si dhe pozicioni gjeografik i shkollës “Rrapi Mërtiri” Toshkez, por në veçanti angazhimi dhe përkushtimi i stafit pedagogjik dhe nxënësve jo vetëm në këtë projekt por edhe në mënyrën si kanë mirëmbajtur mjedisin në shkollën e tyre si dhe dashuria për mjedisn e dukshme në gjithë territorin e shkollës vuri përpara një fakti të imponuar për të siguruar një brez pemësh ligustra me qëllim krijimin e një brezi të gjelbër në pjesën përpara shkollës si dhe për hije gjatë orëve të pushimit ku në pjesën e brendshme do të vendosen stolat për nxënësit dhe mësuesit.
Vëzhgimi në terren e nga afër në cdo shkollë na forcoi bindjen me të cilën u nis ky projekt se shkollat kanë nevojë urgjente për ndërhyrje te herëpashershme në këtë drejtim për të lehtësuar menaxhimin e mbetjeve të krijuara gjatë ditës nga fëmijët brenda ambjenteve të shkollës por edhe për të krijuar një mundësi shplodhje me stola në ambjent të hapur e ajër të pastër mes gjelbërimit.
Bashkëpunimi me bashkinë si dhe Zyrën Vendore të Arsimit Lushnjë do të kthehet në finalizime me aksione të përbashkëta për shtimin e këtyre aksesorëve lehtësues në përditshmërinë e jetës së tyre jo vetëm në shkolla por edhe në ambjente publike ku janë mundësitë dhe hapësirat.
Ky projekt u finalizua nga Horizont EU me sukses falë mbështetjes së Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.