Reklame:

Horizont EU dhe AMSHC perfundojne me sukses projektin ne Lushnje

Projekti “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) arriti te realizoje me sukses objektivat dhe pritshmerite ne 4 shkollat e Bashkise Lushnje ku implementohej ky projekt.

Diten e djeshme ne sallen e takimeve ne bar restorant “Kuka” Organizata Horizont EU  zhvilloi takimin mbylles te projektit ku u analizuan te gjithe aktivitetet e parashikuara dhe investimet e zbatuara ne 4 shkollat: “Rrapi Mertiri” Toshkëz, “Pasho Kurti” Ngurrez, “Dhimiter Mino” Bubullime dhe Shkolla e Mesme e Bashkuar “Allkaj” ne ne fshatin me te njejtin emer.

Ne kete takim ishin te pranishem drejtues dhe perfaqesues te shkollave te perfshira ne projektin “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Perfaqesues nga Bashkia Lushnje, Zyra Arsimore Vendore Lushnje, Media si dhe vullnetare te organizates Horizont EU.

Koordinatori i projektit z. Shkelqim Bylykbashi falenderoi perzemersisht drejtuesit e ZVA Lushnje, Drejtuesit dhe stafet pedagogjike te shkollave te cilet u treguan te gatshem per te ofruar ndihmen e tyre ne realizimin me sukses te ketij projekti i cili ka per qellim te edukoje dhe krijoje mundesite per ambiente sa me te pastra dhe te gjelberta per brezat e ardhshem.

Te pranishmit vleresuan maksimalisht seriozitetin dhe perkushtimin ne aktivitetet e parashikuara jo vetem per oret edukative me nxenesit por edhe aksionet konkrete te pastrimit si dhe padyshim investimet aq te deshiruara, stolat, koshat e veqel te mbeturinave dhe pemet dekorative..

Ky projekt u financua nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).