Reklame:

Keshillat Bashkiake, drejt standartit Europian

Perfaqesues te Keshillave Bashkiake te disa bashkive pjese e te cilit ishin edhe nga KB Lushnje u bene pjese e nje trainimi në kuadër te Programit Bashki të Forta (Bil) që zbatohet në Shqipëri nga HELVETAS Swiss Intercooperation (HSI), me financim të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Erjet Dhima kr KB, Kozeta Guce n/kr KB dhe Kelment Cela Kr grupi te opozites ne KB Lushnje u trajnuan mbi fuqizimin e rolit udhëheqës dhe menaxhues të drejtuesve dhe strukturave të Këshillave Bashkiake, me qëllim krijimin e këshillave të suksesshëm, që me rolin e tyre në mbështetje të administratave të bashkive dhe nëpërmjet angazhimit të qytetarëve të përkushtuar, do të arrijnë të përmirësojnë sa më shume demokracinë vendore dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike.

Ky trajnim, eshte vazhdim i trajnimit përgatitor për këshillarët e rinj dhe komisionet e këshillave, i cili fokusohet në rritjen e kapaciteteve menaxhuese të drejtuesve të këshillave bashkiake të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për mbarëvajtjen dhe kryerjen e detyrave ligjore të Këshillit.

Moduli u hartua duke marrë parasysh nevojat imediate në lidhje me rritjen e performancës së këshillave të bashkive, nevojës për reformim thelbësor të funksionit dhe rolit të kryetarit, zv/kryetarëve, kryesisë dhe sekretarit të këshillit bashkiak. Moduli u rifreskua me bazën ligjore të kohëve të fundit, me këndvështrime dhe ekspertizë bashkëkohore, duke inkuadruar praktikat më të mira dhe duke përfshirë në proces vetë njësitë vendore.

Trajnimi vlen për të gjithë kryetarët, zv/kryetarët dhe sekretarët e këshillave bashkiakč të 61 bashkive në të gjithë vendin.

Objektivat e Trajnimit:
1. Zhvillimi i njohurive të drejtuesve në lidhje me vetëqeverisjen vendore, rolin, funksionin dhe kompetencat e këshillit bashkiak

2. Aftësimi i drejtuesve të këshillave bashkiake për të punuar së bashku me kryetarin dhe stafin e bashkisë si dhe me aktorë të tjerë qendrorë dhe lokalë, për të sjellë vendimmarrje me bazë të gjerë dhe arritje të vlerësuara nga qytetarët.

3. Mundësimi i komunikimit efektiv të dyanshëm me komunitetin dhe gjithë grupet e interesit, nëpërmjet informimit dhe organizimit të proceseve konsultuese, duke përdorur teknika në përputhje me aktet procedurale dhe regullatore të këshillit

4. Aftësimi për hartimin dhe zbatimin e Planit të Aktiviteteve të këshillit, Planit të Konsultimit me publikun si dhe përgatitja, miratimi dhe zbatimi I njebuxheti mbeshtetes qe ben te mundur zbatimin e tij.
Modulet dhe prezantimet e trajnimit janë përgatitur nga ekspertë të pavarur të përzgjedhur nga Projekti Bashki të Forta. Z, Artan Shkëmbi, Znj. Afrida Domnori dhe Z. Viktor Gumi
Ceshtjet kryesore qe u trajtuan ishin:

➤ Informacion bazë në lidhje me qeverisjen ne Shqipëri dhe vecanërisht me vetëqeverisjen vendore.

➤ Njohja e të drejtave dhe përgjegjësive të NJVQV

➤ Njohja me kompetencat e këshillit të bashkisë, pushtetin e tij dhe mënyrën e organizimit

➤ Njohja me rolet e këshillave bashkiake bazuar në legjislacionin bazë si dhe me mekanizmat dhe instrumentat për ushtrimin e tyre

➤ Njohja me strukturat e këshillit dhe detyrat e cdo strukture

➤ Drejtuesit dhe roli i tyre në drejtimin dhe menaxhimin e këshillit

➤ Raportet e këshillit bashkiak me ekzekutivin, qartësimi i kompetencave dhe konsultimi publik.

➤ Ndërveprimi i këshillit bashkiak më institucionet e tjera qendrore

➤ Buxheti i këshillit, plani vjetor dhe plani i konsultimit publik, si dhe buxheti vjetor i këshillit bashkiak, monitorimi dhe raportimi për zbatimin e tij.

Në thelb modulet trajtuan informacione dhe instrumenta për të përmirësuar punën e kryetarit të këshillit, kryesisë së këshillit dhe sekretarit të këshillit në raport me përmbushjen e detyrave të këshillit, duke u fokusuar në një sërë temash kryesore