PD e Shqiperise ka perfshire ne programin e saj gjithe shqetesimet e ngritura nga fermeret ne cdo proteste dhe takim qe kane patur me qeverine dhe perfaqesues te saj keto vite. Keshtu eshte shprehur kr i PD Dega Lushnje z. Eduart Sharka ne emisionin Udhekryq ne radio Lushnja me gazetarin Shkelqim Bylykbashi. – “Jam krenar qe cdo pike e kerkesave dhe shqetesimeve te ngritura gjate ketyre viteve nga fermeret ne cdo forme te reagimit te tyre protesta apo takime e dalje publike PD e Shqiperise i ka bere pjese te Programit te saj elektroral per zgjedhjet e vitit 2025. Nje grup pune i ngritur me specialiste te sektorit dhe akademike kane hartuar nje program ambicioz me te cilin do te sjellim ndryshim rrenjesor te bujqesise si dhe do te sjellim ne nivelet e rajonit me vleren 3,5% te PPB subvencionimin per bujqesine si nje detyrim qe ju kemi fermereve dhe duke mos lejuar rrenimin e ketij sektori shume te rendesishem si ne aspektin e punesimit po ashtu edhe te ruajtjes se tradites dhe prodhimeve autoktone, vlere e shtuar per turizmin dhe vecanerisht agroturizsmin”.
Z. Sharka ne fjalen e tij vuri ne dukje mungesen e vemendjes ndaj sektorit te bujqesise dhe braktisjen e tij ne meshire te fatit nga PS gjate ketyre viteve te qeverisjes se saj si me deshtimet ne skemat e bujqesise po ashtu edhe me menyren se si tallen me fermeret duke jua dhen ate pak ndihme si nje lemoshe dhe duke mos vleresuar per prodhim te realizuar nga cdo fermer. /Agronews