16 tetori mblodhi në PK “Divjakë-Karavasta”, pranë Qendrës së Vizitorëve miq e dashamires te Zonave te mbrojtura dhe natyres e mjedisit.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kishte pergatitur nje “TRYEZE TE GJELBËR me teme “BASHKËJETESË E QËNDRUESHME EKOLOGJIKE – Veprimet për klimën” përgjatë së cilës u kremtua 17 vjetori i shpalljes së “Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta”, nëpërmjet bashkëbisedimit mbi bashkëjetesën e qëndrueshme mes njeriut dhe natyrës, duke zbutur dhe ulur ndryshimet klimatike në natyrë dhe rrjetin e zonave të mbrojtura.
Ne takim merrnin pjese edhe drejtues te larte te Ministrise se Mjedisit, dr e pergjithshme e Zonave te Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Sek i Prefektures Fier, z. Arben Velo, dekani i fakultetit te Shkencave Pyjore, departamenti i pyjeve, Elvin Toromani, dr ADZM Fier Fotion Prençe, Pergjegjes i Zyres Arsimore Divjake Josif Kruti, Fjona Tashi, specialiste e Agjensise se Zonave te Mbrojtura si dhe koleksionisti i apasionuar Altin Hila.
Te pranishmit vleresuan rolin qe ka mjedisi e natyra ne pergjithesi dhe zonat e mbrojtura ne vecanti nepermjet shembujve dhe praktikave ne terren. Folesit sollen ne vemendje te auditorit te pranishem me miq te parkut nga sfera te ndryshme si vullnetare dhe OJF-te mjedisore apo nxenes te shkollave te bashkise Divjake por edhe vizitore te rastesishem te qendres, rolin e madh qe kane pyjet ne ndryshimin e Klimes ne nivel global. Ky 17 vjetor e gjen PKDK ne nje standart te realizuar dhe me nje rritje te larte te numrit te vizitoreve e turisteve qe frekuentojne bukurite e Pishes dhe faunen e floren e saj dhe te lagunes e ligatinave bashke me bregun e pasur te detit qe lag PKDK. Agronews.al