Pisha e butë në Qerret të Kavajës është prekur nga sëmundja e Breshkëzes se Butë – u shpreh me shqetësim dekani i Fakultetit te Shkencave Pyjore, z. Elvin Toromani. Ai e ngriti këtë shqetësim në 17 vjetorin e krijimit të AKZM-ve i mbajtur në Qëndrën e Vizitorëve në PKDK. Situata është alarmante dhe kërkon marrjen e masave nga Agjensia Kombetare e Zonave te Mbrojtura pranë Ministrisë së Mjedisit sepse Qerreti është shumë pranë me Divjakën dhe kjo e bën më serioze situatën.
Një grup pune është ngritur nga Fakulteti i Shkencave Pyjore në bashkëpunim me një grup specialistësh italianë për të monitoruar dhe ndërhyrë në eleminimin e dëmeve. Mendohet se sëmundja ka ardhur nëpërmjet fidanëve të rinj që janë mbjellë në zonën e Qerretit të cilët nuk kanë qënë të kontrolluar apo të paisur me çertifikatë fito-sanitare. Një nga zgjidhjet është monitorimi i vazhdueshëm i sip së mbjellë me pisha si dhe mbjellja e fidanëve të tjerë përveç pishës së butë. Kjo duhet të orientohet nga Ministria në periudhën në vazhdim.
Gjatë diskutimit të tij për të pranishmit z. Toromani theksoi edhe një shqetësim tjetër që ka të bëjë me mbjelljen e fidanëve pasi vazhdon të mbillet vetëm pisha e butë duke rritur rrisqet dhe ulur larmishmërinë e pyllit. Situata me sëmundjet që kanë prekur Pishën e Butë në Qerret dhe që mund të mbërrijë edhe në Parkun e Divjakës duhet të na shërbejë për të ndryshuar strategji. Agronews.al