Gati 3 dite rresht ka patur një zjarr në vendin e grumbullimit të mbetjeve të ngurta të miratuar nga bashkia në shtratin e përroit te vjetër të qytetit të Lushnjës. Sipas gazetarit Julian Kasapi ka tre dite që zjarri ka shpërthyer dhe i pari që e ka publikuar ka qënë kr PD z. Eduart Sharka.
Mbetjet e grumbulluara në këtë vënd janë edhe me origjine bimore, drusore e tekstile vec atyre inerte apo të dala nga qytetarë dhe biznese të bashkisë Lushnjë. Zoti Kasapi thekson se ka një indiferentizem të qëlliltë për te mos e fikur zjarrin nga bashkia sepse kjo ndikon në uljen e sasisë së mbetjeve që duhen dërguar në landfilldin Fier.
Banorët e zonës ankohen për erën e rëndë dhe tymin helmues por kanë frikë të shprehen përpara mikrofonit dhe kjo është akoma më alarmante, frika e instaluar në komunitet që tregon se ka një “indiferentizem të imponuar” nga frika për të thënë të vërtetën pasi i druhen një hakmarrje të mundëshme për të afërmit e punësuar në sektorin shtetëror por edhe atë privat.
https://www.facebook.com/RadioLushnja95.5FM/videos/853230393652826?locale=sq_AL