Dëgjesa publike e organizuar nga bashkia Lushnjë nëpërmjet Këshillit Bashkiak në fshatin Cukas i Ri për dhënien me koncension të një sipërfaqe tokë publike mocal e pashfrytëzuar ose dell sic e njohin banorët, ka ngjallur kundërshtime të forta të banorëve të këtij fshati.
Banorët nuk pranojnë tu merret kjo siperfaqe toke sepse nuk e dinë se cfare impakti do te ketë ne jetën e tyre dhe kanë frikë se do të pengoje në lëvizjen drejt tokave të tyre apo dhe efekte te tjera që mund të vijojnë nga përdorimi i marresit me qera. Në vijim do të ndiqni prononcimin e kryeplakut të fshatit Cukas i Ri Fatmir Bytyci dhënë për emisionin Udhëkryq në Radio Lushnja, gazetarit Shkëlqim Bylykbashi.