Reklame:

Ballagati sjell vajin e ullirit me te mire ne tregun Shqiptar

Vaji i ullirit po merr nje vemendje te shtuar vit pas viti. Ky interes lidhet me shume faktore te cilet ndikojne direkt tek cmimi i tij ne tregun vendas por edhe atij te huaj. Rritja e numrit te fidaneve te mbjelle me ulli vjen ne rritje ashtu sikurse edhe interesi per vajin e ullirit ne tregun boteror. Goditjet natyrore nga ndryshimi i klimes qe ka mare Spanja dy vitet e fundit  kane sjelle vakum te lengut magjik ne tregun global ku Spanja ka rolin e liderit si eksportuesi me i fuqishem ne bote. Spanja vertet eshte lider per prodhimin e vajit port e atij sasior ndersa ne aspektin cilesor eshte italia e cila vitin e kaluar nje pjese te vakumit te krijuar nga ndryshimet klimaterike dhe prodhimi I ulet, mori vaj edhe nga Shqiperia per te plotesuar kerkesat e tregut global. .

 

Ballagati i favorizuar nga klima, tokat kodrinore me kullim e qe rrihen nga ererat detare por edhe tradita e cila ka treguar keto vite se vaji I prodhuar nga ullinjte e kesaj zone jo vetem qe ka shije, arome dhe ngjyre te mrekullueshme por eshte rritur ne kushte gati natyrale me shume pak ngarkese te kimikateve apo pesticideve, cka siguron vaj cilesor dhe konkurues per tregun vendas si edhe ate te huaj.

Fabrika me e fundit Hasan Kuqi ajo e hapur prane xhamise Ballagat, ofron nje mori sherbimesh qe e bejne te kerkuar dhe i japin kredibilitet e besueshmeri te larte ne zone e me gjere. Shyqo Kuqi eshte pronari i fabrikes me te re ne moshe dhe teknologji te digitalizuar, e vitit 2024 cka e favorizon duke ruajtur e grumbulluar informacionin per cdo individ apo fermer si dhe cdo te dhene te nevojshme mbi llojin e ullirit, sasine per kv apo kohen e vjeljes.

 

Pyetjes se perse hapi fabrike Shyqo na tregon se prej vitesh ka mare ne menaxhim siperfaqe te mbjella me ullinj te shume fshatareve te cilet jetojne ne emigracion apo te tjere qe prinderit per shkak te moshes e kane te pamundur tju sherbejne ullishtave te tyre. Kerkesa per mirembajtje dhe interesi ekonomik me nxiti qe te ngre grupe pune me te cilat te menaxhoja jo vetem tokat e mija dhe te afermve te mi por edhe te shume banoreve qe e kane te pamundur. Cilesia e vajit kerkon shume kushte qe te  ofroje siguri dhe nje nga keto kushte eshte edhe sherbimi i kontrolluar ne cdo faze te ciklit nga mbjellja deri tek prodhimi perfshi edhe trajtimet me pleh apo kullimet deri tek vjelja me kujdes dhe ndarja e ullinjve sipas varietetit qe ka duke garantuar nje cikel te plote, te mbyllur e te kontrolluar ne cdo faze, sic e kerkon tregu dhe klienti. Ky eshte viti im i pare ne prodhimin e vajit por qe duhet te kem kujdes per te mbajtur statistikat e tij si ne sasine e prodhuar po ashtu edhe ne varietet per te krijuar nje sistem te dhenash referues e krahasues per vijimesine.