Ofrimi i shërbimeve për qytetarët duhet të jetë një nga prioritetet e cdo administrate pamvarësisht nivelit të saj qëndror apo lokal.
Organizimi i ri i gjykatave dhe Prokurorisë e ka nxjerrë krejt zbuluar Lushnjën si në drejtim të përfaqësimit po ashtu edhe të shërbimeve.
Marrja e një vërtetimi nga prokuroria apo gjykata është një nga shërbimet më problematike për qytetarët e bashkive Lushnjë apo Divjakë. Mos përfshirja e këtij shërbimi në E – Albania e bën akoma edhe më të vështirë marrjen e këtij dokummenti. Mungesa e një sporteli për të ofruar këtë lloj shërbimi në Lushnjë ngre pikëpyetje të mëdha mbi ministrinë e drejtësisë dhe vetë rolin e deputetëve që na përfaqësojnë në Parlamentin Shqiptar. Nëse nuk zgjidhin dot një problem kaq të thjeshtë që për ta është një e rënë e lapsit, (një punonjës që mbledh kërkesat dhe ofron shërbimin, pa munduar qytetarët) si i bëhet për cështje të tjera si shërbime të AKSH-së apo shërbime të një niveli akoma më të vështirë nga rëndësia dhe pesha e institucionit.
Dikur merrej ky vërtetim në godinën e gjykatës edhe pas largimit të Gjykatës dhe Prokurorisë në Fier, por kjo aktualisht nuk ndodh më.
Sipas burimeve tona, kur të shkoni në Fier, vërtetimin nga Gjykata mund ta merrni lehtësisht, ndërsa ai në prokurori është histori më vete! Do të jeni me fat nëse do ti merrni brënda një dite të dy dhe llogarisni që deri në orën 16:00 ofrohet ky shërbim. Kostot llogaritini vetë se sa ju shkojnë dhe po sipas pagës minimale dita më e lirë e punës sot është 20,000 lekë të vjetra, plus transportin apo punët në familje, prindërit, fëmijët, apo bagëtinë që duhet ushqyer për ata që janë në fshat.
Nëse jeni i papunë nuk keni nevojë për këtë lloj shërbimi!
Agronews.al