Lushnja ka një sipërfaqe të madhe për tu mbuluar me gjelbërim dhe fakti që nuk ka një park publik që të zgjidhë problematikën e shlodhjes dhe përdorimit nga qytetarët, e bën më të ndjeshëm mirëmbajtjen e pemëve egzistuese.
Mbas një periudhe të gjatë të tharjes së kumbullave në rrugën hyrëse të qytetit më në fund ato po ndërrohen dhe duket se kjo thjesht është një praktikë rutinë për Ndërmarjen e Gjelbërimit me impakt estetik e mjedisor por jo funksional për qytetarët.
Rrugët e brendëshme të qytetit kanë nevojë të kontrollohen në mënyrë periodike për të bërë të mundur zëvendësimin e atyre që janë tharë apo dëmtuar apo edhe atyre që nuk kanë asnjë funksion pasi janë zëvendësuar nga qytetarët me agrume në mungesë të një plani studimi nga bashkia.
Në mjaft rrugë të reja dhe që projektohen e ndërtohen nga vetë bashkia nuk është parashikuar vendosja e gjelbërimit si një detyrim për krijimin e një mjedisi të gjelbëruar dhe që rrisin oksigjenin në natyrë por edhe krijojnë një mjedis më të gjelbër dhe estetik për qytetarët sic është rruga “Uan Gogu” apo shumë rrugë të bëra nga bashkia në qytet apo njësi administrative.