Reklame:

Krimbi ”miliarder” që po rrënon vendet e varfëra

Pjesa më e madhe e misrit në USA është i Modifikuar Genetikisht (GMO). Sipërfaqet e mëdha që mbillen me misër dhe interesi maksimal që ka kjo kulturë si lëndë e parë ushqyese për industrinë ushqimore në ferma kafshësh e shpendësh por edhe më gjerë, shkenca i ka një vëmendje të shtuar për marrjen e rendimenteve sa më të larta. Me dhjetëra kompani, laboratorë e punë shkencore nga specialistë e dr shkencash të cilët ja kanë kushtuar jetën e tyre profesinale kësaj kulture me rëndësi globale, kryen një ndërhyrje së fundmi tek Misri duke ja ndryshuar genet për ta bërë rezistent ndaj krimbit të misrit që bën dëme shumë të mëdha. Në shtator 2024 u konfirmua nga shkencëtarët në USA se krimbi i misrit ka fituar rezistencë ndaj misrit GMO. Shumë shkencëtarë po e quajnë krimbin e misrit ” krimbi miliarder” për shkak se u investuan miliarda dollarë për ta luftuar. Të njëjtat kompani të cilat lobuan në Kenia dhe vënde të varfëra afrikane për të ndryshuar ligjet që të pranonin farërat GMO nuk i lajmërojnë këto vënde se GMO nuk po jep rezultate në luftimin e krimbit, por fermerët po krijojnë varësi ndaj farërave të tilla GMO që nuk i ruhet fara në gjeneratat e tjera. Vendet Afrikane me varësi të lartë ndaj misrit, në këto kushte po bëhen dhe me të varfëra sesa janë aktualisht.

përshtati/Alban Çakalli