Reklame:

ETHEFONI, substancë që përdoret për pjekjen artificiale të frutave, është lejuar për përdorim …….

Muajt e fundit ka një shqetësim në rritje lidhur me kontrollin e tregut nga abuzimet e ndryshme dhe vecanërisht mungesa e kontrollit të produkteve që përfundojnë tek konsumatori. Rasti i Sarmonelës në mishin e pulës që përfundoi në treg për shkak të moskordinimit të institucioneve shtetërore mes tyre, bëri që një sasi e kësaj ngarkese to kionsumohej nga qytetarët.

Kjo mënyrë e funksionimit të pakontrolluar të tregut prej kohësh është bërë object i denoncimeve nga aktorë të shumtë, vecanërisht nga Ervin Resuli, President I Urdhërit të Mjekëve Veterinarë, i njohur për qëndrimet e tij publike dhe kritikat ndaj institucioneve shtetërore për menaxhimin e Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetit Publik.

 

Në një postim të tij të fundit Resuli ngre pikëpyetje mbi përfshirjen e politikës dhe suport të saj ndaj grosistëve të cilët kanë siguruar edhe mbështetjen ligjore për të futur në Shqipëri ETHEFONI-n, një substancë që përdoret për pjekjen artificiale të frutave.

-Kush është kandidati për deputet që mbështetet nga grosistët e pesticideve – për përfitime personale, duke helmuar shqiptarët?

A mban njeri përgjegjësi për helmimin masiv të shqiptarëve me një nga hormonet më të rrezikshme për jetën e konsumatorëve?

ETHEFONI, një substancë që përdoret për të përshpejtuar pjekjen artificiale të frutave, është lejuar për kulturën e pambukut, në një vend që nuk kultivon asnjë metër katror pambuk!

A është kjo një gafë, apo një krim me dashje?

Kush ka përfituar personalisht nga kjo lejim skandaloze?

Cili kandidat për deputet, i sponsorizuar nga grosistët e pesticideve, ka lobuar për t’i hapur rrugë këtij helmimi të ngadaltë të popullsisë?

Dikush ka favorizuar interesat e tregtarëve mbi shëndetin e qytetarëve. Dikush ka mbushur xhepat, ndërsa ne konsumojmë fruta “të pjekura” me toksina.

Koha për hetim dhe ndëshkim!

#JoHelmimit #SkandaliEthefonit

#KushEPaguan #ShqipëriaEHelmuar