Seminaret që organizohen nga studio e konsulencës AFS, jane unike në mënyrën se si përgatiten dhe realizohen.
Ilir Pilku, drejtues i AFS Studio dhe specialist i njohur i bujqësisë përpiqet të sjellë ekspertizat më të mira Europiane, modelet e suksesit në bujqesi, në mënyrë që fermerët të përfitojnë nga praktikat më të mira.
Më dt 23 Maj 2025, në Korcë, në bashkëpunim me NOA dhe ABI Bank, u organizua nje seminar me blegtorë, veterinerë, ekspertë bujqësie, mbi “Rritjen e produktivitetit në blegtori, kërkesat për bazë ushqimore për një prodhimtari të lartë. Rëndësia e përzgjedhjes së materialit biologjik”.
Referues Dr. Avgerinos Stavros, i cili menaxhon fermën e tij blegtorale me 220 lopë qumështi, aktualisht këshillon një rrjet të gjerë blegtorësh në Greqi. Ferma e tij është një nga 3 fermat më të suksesshme në Greqi, ku një lopë prodhon 13,200 lit qumësht në 305 ditë kalendarike.
Mënyrat bashkëkohore të menaxhimit të fermës dhe kombinimi i shumë faktorëve gjenetikë me ato të klimës dhe traditës së blegtorëve apo ivestitorëve si dhe kordinimi me specialistët e sektorit e në vecanti mbështetja e Ministrisë së linjës dhe politikave shtetërore do të sjellin shtimin e qumështit, përmirësimin e cilësisë së tij si dhe rritjen e sigurisë për konsumatorin.
Kombinimi i të gjithë aktorëve në zinxhirin e prodhimit e përpunimit të qumështit dhe shoqërimi i cdo faze të tij me konsulencë profesionale dhe suport shtetëror e privat së bashku, janë e vetmja zgjidhje për të rritur interesin për sektorin dhe përmirësimin e treguesve apo ndaljen e importit të qumështit nga vëndet fqinje.
Të ftuar në seminar ishin edhe Dr. Vasilis Rakopoulos, drejtor i kompanisë lider të prodhimit të ushqimeve për blegtorinë, ARTEMIS FARMING, si dhe Z. Evaggelis Makridakis Evaggelos Makridakis. Anëtar Bordi i ARTEMIS FARMING.
Pjesëmarres i rëndësishëm në seminar, ishte edhe kompania TANUSSI ltd/Greece, me pronar Pavlos Tanussi.
Agronews