Perimet dhe frutat kanë një rëndësi shumë të madhe për organizmin e njeriut dhe marrjen e vitaminave apo lëndëve ushqyese të duhura gjatë fëmijërisë apo në rritje dhe jetës në vijimësi. Domatet janë një nga ushqimet më popullore e që përdoren gjerësisht në cdo stinë të vitit e nga cdo njeri.
Domatet e kuqe përmbajnë sasi të larta likopeni, një antioksidant i fuqishëm. Domatet e verdha janë të pasura me beta-karoten, ndërsa domatet blu ose vjollcë përmbajnë antocianina, pigmente natyrale me veti mbrojtëse për organizmin. Çdo kultivar ka vlerat e veta unike ushqyese, të cilat shpesh varen nga mënyra e kultivimit dhe vendndodhja ku janë prodhuar. Për shembull, kur domatet kultivohen në mënyrë organike, trupi i njeriut i përthith më mirë mineralet dhe vitaminat që ato përmbajnë.
Alban Çakalli