Horizont EU në dt 30 maj në aktivitetin “Traditat Tona” e organizuar nëpërmjet një sfilate shumë interesante me nxënësit e klasës të dytë të shkollës “Kongresi i Lushnjës” solli një gërshetim mjaft të goditur të elementëve të traditës me kostumet popullore, gatimet tradicionale dhe mjetet origjinale të kohës si mënyra për të realizuar këtë ngjarje.
Veshjet me kostume popullore, gatimet tradicionale lokale me të gjitha objektet familjare me të cilat kanë kryer cdo punë e kanë zgjidhur cdo situatë në përballimin e jetës së përditëshme janë një kulturë që duhet ruajtur e që mbart vlerat më të larta nga të parët tanë. Aktiviteti dhe gjithë tabloja e sjellë me mjeshtëri nga fëmijët ishte pjesa me e rëndësishme për projektin “Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjë” realizuar nga Horizont EU, mundësuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).
Mësuesja e apasionuar Sonila Dervishi me përkushtimin e saj si dhe suportin e Horizont EU solli një program artistik të shkëlqyer me një performancë të lartë të gërshetimit të kostumografisë me traditën poullore në zeje e gatime të ndërthurura elementët e etnografisë me objekte të veçanta dhe të rralla por shumë pak të njohur për fëmijët e të rinjtë e sotëm. Njohuritë e mara në orët e edukimit në shkollë të ndërthurura me njohuri praktike mbi objekte familjare të jetës së përditëshme në cdo familje në zona të ndryshme të bashkisë Lushnjë apo Divjakë mund të jenë mundësi të tjera të përfitimit financiar nëpërmjet ofrimit të shërbimit për vizitorë e turistë për të shijuar guzhinën tonë, për të njohur instrumentat, muzikën, vallet e kostumet tona popullore apo për të parë gjithë mjetet dhe mënyrën se si ka funksionuar jeta e nje familje Shqiptare ndër breza.
Edukimi i fëmijëve me njohuritë për kostumet popullore të trevës si dhe historinë e dashurinë e tyre dhe të parëve tanë, njohja e tyre me kulturën e popullit nëpërmjet interpretimit të valleve e të këngëve popullore është mënyra më e mirë për të ngulitur në mëndjen dhe zemrën e tyre këto njohuri si dhe përcjelljen e kësaj kulture dhe historie ndër breza.
Përkushtimi dhe angazhimi i fëmijëve të shkollës “Kongresi i Lushnjës” për të cilat ka një meritë të vecantë mësuese Sonila është një model pozitiv për të cilën kanë nevojë shkollat në përgjithësi dhe temat me rëndësi të vecantë si Njohja, Ruajtja dhe Përcjellja e këtyre vlerave me fokus Trashëgiminë Kulturore me seriozitetin e tyre maksimal për edukimin e mëtejshëm jo vetëm teorik tek fëmijët por edhe dashurinë e tyre për ti parë, prekur, veshur e shijuar apo interpretuar me kënaqësi.
Horizont EU së bashku me Radio Lushnjën e filmuar të plotë këtë aktivitet duke marrë intervista nga drejtuesja Sonila Dervishi dhe fëmijët protagonistë si dhe interpretimet e tyre në këngën e popullit por edhe në instrumenta si pipia, ciftelia, fyelli apo dajrja etj. dhe do të transmetohet në rrjete sociale e yuotube. fëmijët
“Traditat Tona” e realizuar nga Horizont EU në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjë” mundësuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI). dëshmon për një tjetër lidhje të fortë mes kulturave të vjetra dhe përcjellja e saj tek brezat e rinj është një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë sonë.
#meki.gov.al @www.meki.gov.al horizont EU