Rrushi i freskët është fruti më i konsumuar në Bashkimin Evropian.
Rrushi i freskët është fruti më i konsumuar në Bashkimin Evropian. Në vitin 2024 u konsumuan rreth 25 milion tonë. Pas tij vjen molla, me një konsum prej 12 milion tonësh, ku konsumi për frymë arrin në 15.4 kg/vit. Banania zë vendin e tretë me 6.3 milion tonë të konsumuara. Në listën e frutave më të kërkuara përfshihen gjithashtu portokalli, pjeshka dhe shalqiri. Ky i fundit ka shënuar një rritje të konsiderueshme në konsum dhe import gjatë viteve të fundit.
A kemi ne një plan konkret për t’u orientuar drejt kultivimit të kulturave bujqësore që kanë rritje konsumi në BE? Them që jo. Me një plan serioz dhe me mbështetje të qëndrueshme, bujqësia shqiptare mund të bëhet shtylla kryesore e ekonomisë. Nuk them të bëhemi si bujqësia holandeze, e cila gjeneron mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në vit por mund të bëhemi një vend i zhvilluar, ku jetohet mirë dhe me dinjitet. Bujqësisë shqiptare i duhen vetëm 10 vite për të kapur ritmin.
Por ne shqiptarët si gjithmonë presim të na ndodhë ndonjë mrekulli…