Reklame:

Shtepite prej guri dhe kullat, potencial turistik ne rritje

Në vitet e fundit vihet re një rritje e interesit nga turistët e Europës Qendrore dhe Veriore për të qëndruar në shtëpi karakteristike prej guri. Çmimi për një natë qëndrimi në këto shtëpi si në Alberobello varion zakonisht nga 60 deri në 150 euro, dhe ka kushte minimale e jo luks që kushton.
Shqipëria ka disa fshatra unike në tipologjinë e ndërtimit me gurë, të cilët mund të kthehen në atraksione të mëdha turistike. Të tillë janë fshatrat në Alpet Shqiptare, Dibër, Mat, Mirditë, Vlorë, Përmet, Gjirokastër, Korçë, e shumë të tjerë.
Në foton e dytë shfaqet fshati Bënjë i Përmetit, një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik. Me pak investime në infrastrukturë, Bënja mund të shndërrohet në një nga qendrat më të vizituara nga turistët. Kjo do të sillte gjallërim të jetës lokale dhe hapjen e dhjetëra vendeve të reja pune, zhvillohet bujqësia…
Nje nga keto mrekulli te trashegimise sone jane edhe kullat, nje pjese e mire e te cilave kohet e fundit jane rikostruktuar dhe jane kthyer ne bujtina, hane apo forma te ndryshme te turizmit e agroturizmit.
Interesi ne rritje per keto lloje te ndertimit qe mbartin jo vetem arkitekture por edhe histori te luftrave si dhe te persekutimit komunist nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhes.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe zona e CotswoldsKullat e Macukullit
Nuk është thjesht një kullë. Është një vepër arti në gur.
Mjafton të afrohesh dhe të vësh re detajet: harqet e punuara me dorë, vijat e gdhendura me një përpikmëri të pabesueshme, dhe ndërtimin që ka sfiduar kohën për qindra vjet.
Alban Cakalli