Reklame:

Horizont EU & Praktika.al mbyllin projektin për aftësimin Digjital në Lushnjë

Teknologjia dhe aftësimi digital i shtresave në nevojë fokus i Horizont EU

Horizont EU në kuadër të zbatimit të projektit: – “Aftësi dixhitale për Përfshirje Sociale: Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si promotor i punësimit dhe ekonomisë” në dt 30 janar 2026 organizoi  takimin përmbyllës të projektit.

Në bashkëpunim me Zyrën e Projekteve për Integrimin Europian në Bashkinë Lushnjë,  si dhe prezencë të grave e burrave me aftësi të kufizuara e akses jo të plotë në qasjen e shërbimeve online, ky projekt kishte për qëllim tu jepte një mundësi kategorive që përfitonin këtë trajnim apo aftësim për t`ju dhënë disa njohuri bazë në përdorimin e teknologjisë.

Fjalën e hapjes e mbajti kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi, i cili pasi falënderoi të pranishmit u shpjegoi se cfarë synoi projekti, arritjet si dhe qëllimin kryesor të tij:

 – Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grave nga shtresat në nevojë për të aksesuar në mënyrë më të lehtë tregun e sotëm të punës nëpërmjet kurseve për të rritur mundësitë e tyre për punësim, për tu përshtatur me tregun e punës si dhe të arrijnë të sigurojnë njohuritë e duhura për marrjen e shërbimeve publike online si E-albania apo për shërbime sociale si dhe ato të punësimit.

Kujtojmë se Projekti kishte në fokus dhjetë seanca praktike për përdorimin e portalit të E-Albania dhe Puna.gov.al si dhe 3 podcaste. Trajnimi kishte për qëllim të aftësonte pjesëmarrësit me funksionet kryesore të këtyre platformave, mënyrat e regjistrimit dhe menaxhimit të aplikimeve online, si dhe procedurat e nevojshme për të përfituar shërbimet elektronike që ato ofrojnë.

Per te siguruar një pjesëmarrje sa më të plotë e aktive por në vecanti me grupet e synuara, nuk mund ta realizonim pa ndihmën e partnerëve tanë apo bashkëpunëtorëve. Përfitojmë nga rasti të falënderojmë në vecanti Komunitetin Mysliman dhe zotin Gramos Blliku, komunitetin e Kishës Ungjillore me z. Albert Dosti në vecanti gratë e fshatit Bitaj, Njësinë Administrative Golem për angazhimin si dhe për suport Zyren e Punës Lushnjë me drejtues z. Joni Kapedani.

Një falënderim i vecantë shkon gjithashtu dhe për bashkinë Lushnje dhe Zyrën e Integrimit pranë kësaj bashkie për suportin dhe bashkëpunimin e ofruar në promovimin e projektit e në vecanti në realizimin e një podcasti me vajzat e sportelit të Shërbimit për qytetarët për orientimin e bamorëve mbi shërbimet që meren nga bashkia dhe zyrat e saj në cdo Njësi Administrative.

Projekti u zbatua nga Horizont EU me qëllim të fuqizojë aftësitë dixhitale të grupeve të marxhinalizuara në zonat më pak të zhvilluara të Lushnjës, për t’i afruar më shumë me tregun e punës dhe mundësitë e vetëpunësimit. Përmes një pakete të integruar kursesh dixhitale dhe orientimi profesional, projekti u përpoq të ndërtojë lidhje midis përfituesve dhe sektorit të punës, duke i ndihmuar të përfitojnë nga format e reja të punësimit, si puna online, aplikimi në platforma publike si dhe aplikimi në sektorin privat.

Ky projekt i zbatuar nga Horizont EU & Praktika.al u mundësua nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)

Aurel Sharka / Horizont EU