Speci Gogozhare
Specia: Capsicum annuum L
Përhapja: Në zonën e Korçës njihet dhe kultivohet për më se 80-100 vjet. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar ndër breza nga bahçevanët. Aktualisht, zë më pak se 5% të sipërfaqes së mbjell me spec në zonë, duke qenë kështu kultivar autokton i rrallë.
Përshkrimi: Bimët kanë trup të ulët 40-45 cm, kërcell të trashë dhe me pak degëzime. Gjethe të mëdha, të gjera, eliptike dhe me ngjyrë të gjelbër të errët. Prodhon 7-10 fruta për bimë. Ata kanë formë të rrumbullakët plloçakë (si domate), me 6-8 brinjë, peshë mesatare 80-100 g. Në pjekjen teknike kanë ngjyrë të gjelbër të errët, kurse në atë biologjike të kuqe intensive.
Fryti, në përgjithësi ka tre fole, por ka raste edhe me katër fole të farërave. Tuli është shumë i trashë dhe i ngjeshur. Është spec i ëmbël, i lëngshëm dhe me shije të mirë. Ky spec ka periudhë vegjetacioni gjysmë të vonë deri në të vonë.
Kultivimi: Farat mbillen në farishte në gjysmën e dytë të shkurtit dhe fidanët në fushë 10-15 maj. Prodhimi fillon në muajin gusht dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti: rreth 25-30 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, tem- peraturave të ulëta dhe të larta.
Negative: Nuk ka.
Përdorimi: I freskët, në sallata dhe ga- time të ndryshme, por dhe për- punim, në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare dhe është në rrezik zhdukjeje.