Reklame:

Vlerat ushqyese te dardhes!

Dardha, një frut mijëravjeçar. Mendohet se bujqit e Lindjes së Mesme kanë filluar ta kultivojnë dardhën rreth 7 000 vjet më parë, ndoshta në të njëjtën kohë me mollën.

Më vonë, romakët krijuan mëse pesëdhjetë varietete, falë shartimeve të shumta, duke i bërë të njohura në pjesën tjetër të Evropës. Aktualisht, në botë ekzistojnë mëse 15 000 varietete, të gjitha pasardhëse të dy specieve: dardhës Aziatike dhe dardhës Evropiane.

Këshilla praktike

Përzgjedhja

Një dardhë e pjekur çliron të gjitha aromat dhe, në prekje, është shumë elastike përqark bishtit.

Konservimi

Është mirë që dardhat të konservohen në ajër të pastër, në një pjatë, ku nuk duhet të qëndrojnë ngjeshur me njëra-tjetrën. Në rast se kur blihen janë të forta, dardhat duhet të mbahen nga 3 deri në 15 ditë. Ato mund të mbahen edhe në frigorifer, në sirtarin e perimeve, por duhen nxjerrë nga frigoriferi 1 orë përpara se të konsumohen në mënyrë që t’u rikthehet shija.

Vlerat ushqimore

Dardha dhe sidomos lëkura e saj janë të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë antikancerozë. Dardha është një burim i pasur fibrash ushqimore, shumë të rëndësishme për rregullimin e qarkullimit të zorrëve dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Duhet theksuar se lëkura përmban më shumë fibra se pjesa e brëndshme