Ky insekt aziatik është kthyer në mallkimin e ri te bujqësisë ne pjesën veriore të Italisë. Dëmet në fshatra janë të mëdha dhe rreziku ne sektorin e frutave dhe perimeve në Emilia-Romagna dhe Veneto eshte i larte, ndërsa paraziti përhapet si flakë e tërbuar edhe në rajone fqinje, të tilla si Lombardia, Trentino dhe Friuli-Venezia Giulia. Fermerët Cia-Italianë ngrene alarmin mbi fenomenin, duke nënvizuar rritjen e shfrenuar në vitin 2019 të sulmeve mjaft agresive të këtij insekti, ne shkaterrimin e perimeve, pemishteve me mollë, plantacioneve me kivi, pjeshkës dhe nektarinave, si dhe mungesa e mjeteve adekuate për ta luftuar atë.
Ndryshimi i klimës po mbante parazitet, patogjene dhe viruset e huaj që janë në territorin italian ne një mjedis të përshtatshëm për riprodhim.
“Eshte nje insekt i rrezikshem për bujqësinë , së cilës duhet t’i përgjigjemi duke i dhënë më shumë hapësirë dhe burime hulumtimeve dhe me ndërhyrje të shpejtë për të mbështetur prodhuesit “ – ka deklaruar presidenti i shoqates se bujqeve CIA Dino Scanavino.
Nga ana tjetër, edhe tani situata është dramatike, miliona euro dëmshpërblim vlerësohen për shkak të ketij insekti. Në Emilia-Romagna, në veçanti , humbjet në pemët e dardhes janë të mëdha, madje arrijnë në 100% të demtimit te frutave në disa ferma , veçanërisht në zonën e Ferraras.
Nje dëm prej 25-30% gjithashtu per pjeshkën, kumbullën, kajsinë, qershinë, bajamet. Kulturat e frutave si (mollë, dardhë dhe loquat) te cilat nuk mbrohen nga rrjetat: dëmi vlerësohet deri më sot rreth 40% dhe 80%.
Soja gjithashtu ka nje prezencë te madhe të ketij insekti, i cili është gjithashtu në rritje në Veneto, ku situatat më të rënda janë regjistruar në zonat Polesine dhe Padovano. Në provincën e Rovigo mbi të gjitha, fermeret presin një humbje prej 40% deri në 100% të të korrave te tyre, ndërsa ka filluar të sulmojë edhe perimet, patëllxhanë, sallata, domate dhe speca në fermat ne Paduan.
Për këtë arsye, veprimet duhet të ndërmerren menjëherë . Sipas Fermerëve Cia-Italianë, është e nevojshme një dispozitë e Qeverisë, në marrëveshje me Rajonet e përfshira, për të ndarë burime të përshtatshme për të kompensuar kompanitë e dëmtuara , për shembull përmes një ndërhyrje të jashtëzakonshme nga Mipaaft, siç u bë për Xylella në Puglia .
Në të njëjtën kohë, është thelbësore të vazhdohen të financohen kërkimet shkencore , të gjenden zgjidhje që nuk janë vetëm emergjente. Në këtë kuptim, eksperimentimi në terren me antagonistin natyror të insektit aziatik, të ashtuquajturat “vespa samurai” , i cili ka qenë instrumenti më efektiv i kontrastit , duhet të fillohet brenda një kohe të shkurtër .