Reklame:

Domatja e verdhe e Korçes

Domatja e verdhë e Korçës

Specia: Solanum lycopersicum L.

Përhapja:  Në  zonën e  Korçës e  Pogradecit  njihet  e  kultivohet  për  më  se 80-100  vjet.  Mendohet se është  me  orgjinë  nga  SHBA-të.  Fara  është  ruajtur  nga bahçevanët dhe trashëguar brez  pas brezi. Aktualisht zë më pak se 5 % të sipërfaqes së domates në zonë.

Përshkrimi: Bimë e tipit të pakufizuar, me masë gjethore mesatarisht të dendur dhe  lulëri të thjeshtë. Zakonisht formon 5-8 lulesa / bimë, por në  traditën e zonës mbahet me 3-4 lulesa (ose kate prodhimi). Frutat janë të rrumbullakët, uniformë, mesatarisht të mëdha, rreth180 – 200 g, ngjyrë e verdhë intensive, me shije të mirë e të veçantë. Është mesatarisht e vonë.

Kultivimi: Domate me cikël mesatarisht të gjatë. Mbillet në 10-15 maj dhe vjelja e prodhimit fillon pas 8-10 javë, në fund të korrikut fillimi gushtit dhe  vazhdon deri në ngricat e para  të vjeshtës.

Rendimenti: rreth 35 -40 kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans Mont de Bary) dhe temperaturave  të ulëta.

Negative: Jep prodhim relativisht të ulët, por të qëndrueshëm.

Përdorimi: E freskët për sallatë dhe  gatime të  ndryshme. Preferohet  për  konsum në familje.

Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe  vetëm  në  kopshtet  familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.