Shkencëtarët kanë bërë një zbulim befasues, kur ata kanë gjetur një peshkaqen, mosha e të cilit është rreth 400 vjeç. Ky peshkaqen 400 vjeçar jeton në Grenlandë në rajonin e Arktikut dhe mund të jetë krijesa më e vjetër në Tokë.
Studiuesit kanë treguar se peshkaqeni mund të ketë lindur në vitin 1505. Të cilët janë të njohur që jetojnë në temperaturë më të ulëta, këto krijesa mund të notojnë aq thellë deri 7200 metra dhe të peshojnë më shumë se një ton.
Duke arritur moshën 400 vjeçare, ky peshkaqen femër ka arritur një rekord të pabesueshëm për jetëgjatësi, thonë shkencëtarët.
Ky peshkaqen i pabesueshëm mposhti elefantin më të vjetër Lin Wang, i cili ngordhi në moshën 86 vjeçare. Rekordin zyrtar të vendosur nga njerëzit për jetëgjatësi, e mban 122-vjeçarja franceze Jeanne Louise Calment, e cila vdiq më 1997.
“Është peshkaqeni më i vjetër që jetoi ndonjëherë në planet”, tha autori kryesor i hulumtimit nga Universiteti i Kopenhagës, Julius Nielsen, duke shpjeguar se balenat gjithashtu njihen se jetojnë deri në 211 vjet.