Reklame:

Lushnje – Tirane, Autostrada çahet ne te gjithe gjeresine e saj

Rruga nacionale Lushnje – Tirane ne te tre rreth-rrotullimet e saj eshte e demtuar si pasoje e punimeve qe jane kryer ne autostrade duke krijuar nje carje ne te gjithe gjeresine e saj.

Rreth-rrotullimi i Plugut, Germenjit dhe ai i Çermes ne kushtet aktuale  jane te tre nje burim serioz per aksidente. Firma qe ka kryer punimet ne kete segment rrugor nacional i cili eshte lidhes per te gjithe jugun e Shqiperise, ka care asfaltin ne rret-rrotullimet  ne te gjithe gjeresine e autostrades dhe nuk e ka kthyer ate ne gjendjen e meparshme duke hedhur asfalt per te minimizuar cdo aksident te mundshem.

Gjendja aktuale eshte e papranueshme, shoferet ankohen jo vetem per demtimet qe ju sjell mjeteve por ne kushtet e erresires eshte burim aksidenti i cili mund te jete edhe fatal.

Fluksi i automjeteve qe kalojne ne kete rruge nacionale eshte vertet i larte ne kete kohe ku turizmi eshte ne pikun e tij por sic ndodh shpesh ne vendin tone punimet kryhen gjithmone atehere kur mund te krijojne me shume shqetesim per qytetaret.

Vetem pak asfalt ne keto rruge i cili eshte detyrim ligjor per cilindo subjekt qe kryen te tilla punime, do te shpetonte jo vetem xhepat e drejtuesve te automjeteve por edhe jeten e tyre.