Të rinj gjithnjë e më tepër dixhitalë, ‘multi-tasking’ dhe të arsimuar, ‘produkt’ i globalizimit dhe më pak konformistë. Brezi i lindur midis viteve tetëdhjetë dhe fillimi i viteve nëntëdhjetë është bërë fokusi i kompanive të mallrave të konsumit. Por ku janë të përqendruar më shumë të rinjtë europianë?
Sipas një përllogaritje të re të Eurostat, 9.4% e popullsisë së vendit të Europës Lindore është midis 25 dhe 29 vjeç. Azerbajxhani, Armenia dhe Qipro janë vendet me përqindjen më të lartë të njerëzve midis 25 dhe 29 vjeç. Konkretisht, në Azerbajxhan, 9.4% e popullsisë është pjesë e brezit të mijëvjeçarit, ndërsa në Armeni dhe Qipro përfaqësojnë përkatësisht 8.9% dhe 8.5%.
Sidoqoftë, popullsia midis 25 dhe 29 vjeç ka evoluar në këto vende në dekadën e fundit. Në Qipro, përqindja e brezit të mijëvjeçarit mbeti e njëjtë në piramidën e popullsisë që nga viti 2010, por në Azerbajxhan ishte 9.1% dhe në Armeni ishte 9% e totalit. Dhjetë vjet më parë një nga vendet në kontinent me numrin më të madh të njerëzve midis 25 dhe 29 vjeç, ishte Turqia, me 9% të totalit. Sot, janë 7.7% e qytetarëve të saj.
Nga vendet e Europës me popullsinë më të madhe të brezit të mijëvjeçarit është Malta, ku ata përfaqësojnë 8.4%, e ngjashme me numrin e tyre në Shqipëri, 8.2%.
Në ekonomitë kryesore të rajonit, piramida e popullsisë bëhet më e ngushtë për intervalin e të rinjve 25-29 vjeç. Konkretisht, në Gjermani, ata zënë 6.4%, në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar përkatësisht 5.8% dhe 6.9%.
Në Spanjë dhe në Itali, brezi i mijëvjeçarit përfaqësojnë 5.4% të popullsisë së përgjithshme, një nga përqindjet më të ulëta të kontinentit. Në vitin 2010, në vend të kësaj, Spanja ishte një nga vendet europiane me më shumë qytetarë midis 25 dhe 29 vjeç, me 7.3%.
Nga ana tjetër, brezi i mijëvjeçarit portugezë, grekë dhe sllovakë janë më pak të pranishëm në kontinent. Në Portugali ata zënë 5.3%, në Greqi 5.4% dhe Sllovaki 5.7% të popullsisë së përgjithshme. (Monitor)