Kultivari i grurit “Dajti”
Specia: Triticum aestivum L.
Përhapja: Është grurë i butë, i krijuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1976, nga kryqëzimi i kultivarëve Gemelli x Strampeli, përzgjedhur nga Mentor Përmeti. Është kultivuar me sukses ne gjithë zonat e kultivimit te grurit në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe vazhdon të kultivohet disa zona.
Përshkrimi: Është tipi biologjik i hershëm-i hershëm, me vëllazërim te ngritur, me aftësi vëllazëruese të mirë dhe me pjekje të hershme.
Lartësia e bimës arrin 90-100 cm, kalliri me hala, me ngjyrë të kuqe, me lëfostra të hapura dhe me qëndrueshmëri të dobët ndaj shkoqjes.
Pesha e 1000 kokrrave është 40-42 g dhe pesha hektolitrike rreth 80-81 kg. Përmbajtja e proteinave është rreth 12-13 %.
Ka qëndrueshmëri te mirë ndaj rrëzimit, mesatare ndaj ngricave dhe të ftohtit, shkon mirë në zonën e ulët por edhe në ato kodrinore e malore. Qëndrueshmëri të mirë ndaj ndryshqeve por ka prekjeje nga septorioza.
Kushtet e kultivimit: Kultivari “Dajti” është i përshtatshëm për toka mesatare e të shëndosha fushore por edhe kodrinore e malore deri në 600-900 m lartësi mbi detare.
Teknologjia: Afatet më të përshtatshme të mb- jelljes në zonën e ftohtë janë në fillim të Tetorit deri ne 10 Nëntor, ndërsa në zonën e ngrohtë gjatë Nëntorit. Norma e farës 220-240 kg/ha.
Rendimenti: 60-70 kv/ha
Veçantitë
Pozitive:
Kultivohet prej mbi 40 vjetësh dhe është bërë kultivar tradicional veçanërisht në rajonin e Korçës. Jep prodhim të lartë, të stabilizuar dhe me cilësisë të mirë.
Negative: Ka qëndrueshmëri të ulët ndaj shkoqjes.
Përdorimi: Mielli i kultivarit “Dajti” ka cilësi te mira për prodhimin e bukës.