Njëra pas tjetrës, dy raporte të pavarura treguan nivele ekstreme të ndotjes industriale në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas aktivistëve, ineficienca e fabrikave të vjetra është ndërthurur me atë të institucioneve, të cilat mundësojnë të dhëna të mangëta dhe të pjesshme.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur më 17 qershor në Zenica, shoqata ambientaliste “Arnika and Eko Forum” prezantoi një raport mbi ndotjen industriale në Bosnjë dhe Hercegovinë. Studimi rishikoi të dhënat zyrtare dhe hartoi një listë me dhjetë fabrikat që ndosin më shumë mjedisin dhe dëmtojnë shëndetin.
Në vend të parë të kësaj renditje është Arcelor Mittal, fabrika e përpunimit të çelikut në Zenica, përgjegjëse, ndër të tjera, edhe për emetimin e 5200 tonë sulfateve dhe nitrateve në 2017-n. Në vend të dytë është uzina termoelektrike në Tuzla. Lista përmban grafikë mbi emetimin e grimcave, gazin që prodhon efektin serë dhe ndotësve të tjerë.