Reklame:

WWF – Shkrumbimi i Amazones, Pasoja ne te gjithe boten

Gati 9,000 zjarre aktive kanë përfshirë qiellin mbi Amazonë. Fatkeqësisht, shkatërrimi i një prej bimësive më të larmishme në botë nuk është pasoja e vetme që kërcënon.

Deri në 10 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve jetojnë në Amazonë dhe ky pyll, më i madhi në botë, është zona me biodiversitetin më të madh në botë.

Amazona rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe Kolumbi. Burimi i Amazonës gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim të perëndimit. Prurja maksimale në grykëderdhje arrijnë deri në 380 000 m kub në sekondë përkatësisht sasia më e madhe e ujit sa në të gjithë lumenjtë e Evropës së bashku.

Dëmtimi i këtij pylli çfarë do të thotë për mjedisin?

Pyjet e shiut të Amazonës janë një mrekulli ekologjike. Është zona më e madhe pyjore që i ka mbetur botës dhe është sa dy herë sipërfaqja e Indisë.

Është shtëpia e të paktën 10 për qind të biodiversitetit tonë, prodhon 20 për qind të oksigjenit në botë dhe ndihmon për të rregulluar temperaturat në të gjithë planetin.

Në pyjet e Amazonës gjenden rreth 40,000 specie bimore, 1.300 specie të shpendëve, 3,000 lloje peshqish, 430 gjitarë  dhe rreth 2.5 milion insekte të ndryshme

Pa të ndryshimet klimatike mund të bëhen të pakthyeshme.

Këtu janë disa mënyra se si pyjet e shiut të Amazonës ndihmojnë mjedisin dhe çfarë mund të nënkuptojnë këto zjarre shkatërruese për ndryshimet klimatike.

Të dhënat satelitore, të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkime Hapësinore, kanë treguar rritje të shifrave të zjarrit për 84 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë, transmeton CNN.

Amazona është një gropë e madhe me karbon, nëse digjet i gjithë karboni do të shkojë në atmosferë.

Sipas Fondi Botëror i Jetës së Egër (WWF), Amazona përmban 90 deri në 140 miliardë ton metrikë karbon. Karboni i tepërt në atmosferë është një nga arsyet kryesore të ndryshimit të klimës.

Imagjinoni sikur i gjithë ky karbon të çlirohet në atmosferë. Imagjinoni sikur të ishte edhe një pjesë e tij. Më të vërtet do të ishte shkatërruese, thotë WWF.

Ajo që kemi mësuar në shkollë është: Bimët thithin karbonin dhe çlirojnë oksigjen. Amazona është e rëndësishme sepse prodhon aq shumë oksigjen – por nëse këto pemë dhe bimësia shkatërrohet nuk do të ketë më mundësi të thithë më shumë karbon dhe të prodhojë po aq shumë oksigjen.

Përpara se të digjej nga flakët “Mushkëria e botës”, shpyllëzimi dhe shndërrimi i tokës bëri që  Amazon të lëshonte deri në 0.5 miliardë ton metrikë karboni në vit, sipas WWF.  Zjarret në pyllin e shiut përveç dëmeve të shkaktuara mund të ndikojë në përshpejtimin dhe ndryshimet klimatike.

Amazona ndihmon në rregullimin e klimës në botë

Në fakt Amazona është një motor i madh hidrologjik

Sipas NOAA uji çlirohet nga bimët në atmosferë dhe në oqean përmes lumenjve të Amazonës.

Rrymat e oqeanit ndihmojnë në rregullimin e motit, transportimin e ujit të ngrohtë dhe reshjet nga ekuatori drejt poleve, dhe ujin e ftohtë nga polet në zonat e tropikut. Pa këto rryma, temperaturat rajonale do të ishin shumë më ekstreme.

Për shkak të sipërfaqes së madhe ajo çliron shumë ujë përmes avullimit. Nëse ne humbim një pjesë të saj do të thotë më pak avullim që do të thotë se kontribuon në më pak stabilizim të klimës tonë.

Ne mund të shohim temperatura më të rënda në të gjithë botën, së bashku me thatësira të mëdha dhe ndryshimet sezonale në rajon, thekson WWF.