Reklame:

Aksion per mbrojtjen e Habitateve dhe Peisazhit te Lumit Buna

90% e katastrofave në të gjithë botën janë të lidhura me ujërat.
Ligatinat na ndihmojnë të përgatitemi dhe të përballojmë ndikimet e ndryshimeve të klimës.
Habitatet e Peisazhit të Mbrojtur të Lumit Buna – Velipojë –  kane nevoje per nje vemendje te shtuar per aktivitete pyllëzimi, ose restaurimi të dunave të rërës.
Se fundmi nepermjet projektit “Living Buna” jane ftuar banorët e interesuar të Peisazhit të Mbrojtur të Lumit Buna Velipojë për të dorëzuar idetë dhe propozimet e tyre për financimin e projekteve që do të jenë të dobishme për zhvillimin socio-ekonomik dhe restaurimin e ekosistemit të kësaj zone.
Qëllimi përfundimtar i Thirrjes është të kontribuojë në ruajtjen afatgjatë të specieve dhe habitateve në këtë zonë të mbrojtur, duke mbështetur  aksione konkrete në terren. Thirrja mbyllet më 23 Shtator 2019 (14:30 CET).
Idetë duhet të lidhen me një (ose disa) nga prioritetet tematike të identifikuara:
  1. Restaurimi i habitateve bregdetare (aktivitetet e mundshme mund të përfshijnë pyllëzimin e pyjeve buzë lumenjve, të degraduara dhe të fragmentuara; restaurimin e zonave të dunave të rërës ose habitatet e tjera me rëndësi ose inventarin e zonave / habitateve bregdetare të pasura dhe të rrezikuara të biodiversitetit);
  2. Skemat stimuluese agro-mjedisore (si një shembull mund të përqendrohen në kontejnerët miqësore me mjedisin për plehrat organike; mbrojtjen e habitateve brenda tokës bujqësore; përmirësimin e sistemeve të ujitjes; kultivimin dhe korrjen e qëndrueshme të bimëve mjekësore vendase; përmirësimin e cilësisë së ujit ose aktivitetet edukative);
  3. Turizmi i qëndrueshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës (projektet mund të propozojnë zhvillimin e shtigjeve tematike eko-miqësore për ecje, promovimin e habitateve dhe specieve më të rëndësishme të zonës, zhvillimin e ofertave të qëndrueshme të eko-turizmit, përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave ose aktivitetet edukative, ndër të tjera); dhe
  4. Peshkimi i qëndrueshëm (aktivitetet e mundshme mund të përfshijnë krijimin e fermave eko-miqësore të peshkut; mbështetjen e objekteve të qëndrueshme për kultivimin e peshkut ose aktivitete tradicionale dhe eko-miqësore të peshkimit).
Projektet duhet të zgjasin minimumi 3 dhe maksimumi 8 muaj, dhe mundësisht të përfshijnë komunitetet lokale dhe të synojnë ruajtjen e vlerave ekologjike dhe kulturore të Peizazhit të Mbrojtur të Lumit Buna -Velipojë, duke mundësuar përdorimin e qëndrueshëm të shërbimeve të  ekosistemeve.

Kush mund të aplikojë?
OJQ-të, Organizatat e Shoqërisë Civile, Universiteti dhe komunitetet lokale që ndodhen në Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna-Velipojë (PMLBV) i cili shtrihet në Bashkinë e Shkodrës në Shqipërinë veriperëndimore. Organizatat e regjistruara jashtë kësaj zone të mbrojtur mund të aplikojnë vetëm në koalicion me vendasit.