Rangers-at e AdZM Fier mengjesin e sotem kane bllokuar dy persona per gjueti te paligjshme brenda zones se Parkut Kombetar Divjake-Karavasta. Te dy personat jane kapur ne flagrance prane grykes se Lumit Semat duke kryer gjueti te paligjshme me mjete imituese.
Lajmin e ka bere te ditur Drejtori i AdZM Fier z. Ardian Koçi ne nje postim ne profilin e tij ne rrjetin social Facebook.
Ai shprehet mes të tjerash se dy personave u janë sekuestruar materialet e gjuetisë dhe dokumentacioni i plotësuar do t’i dërgohet Policisë se Komisariatit Divjake ku do te kete edhe një kërkesë për heqjen e lejes së armës.
Postimi i plote:
“Rreth ores 4.30,nga punonjesit e AdZM Fier,u bllokuan dy persona qe kryenin gjueti brenda Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, prane grykes se lumit Seman.
Materialet e gjuetise iu sekuestruan dhe dokumentacioni i plotesuar do ti dergohet Policise me nje kerkese per heqjen e lejes se armes”.