Reklame:

Sherebela

Sherebela

Salvia officinalis L.

Përhapja:  Ka origjinë  nga  Mesdheu lindor  dhe  është përhapur në  të  gjithë Mesdheun; në  Shqipëri gjendet  me  shumicë  në  të gjithë  zonën kodrinore bregdetare dhe  më thellë (Malësi e Madhe  kryesisht në Koplik, Lezhë, Mat, Rrëshen, Krujë etj). Shkon  deri në lartësinë 1000m  mbi nivelin e detit.

Përshkrimi: Është me  kërcell  katërkëndor të  degëzuar deri  rreth  80-100cm të lartë. Gjethet janë të forta e me  një veshje pushore të bardhë, me formë vezake gjatoshe dhe  vendosje të përkundërt. Lulet, me ngjyrë blu në manushaqe, ndonjëherë në trëndafili, formojnë kallinj fundorë; kupa, si kambanë dybuzore, është leshtore e me nervura të shumta. Bima ka aromë të këndshme dhe  shije të hidhur aromatike.

Shtimi: Kryhet me farë si dhe nëpërmjet copave  rrënjore  ose duke   mbjellë  copat   e bimës.

Përdorimi: Droga mjekësore përbëhet nga gjethet, të cilat përveç qimeve mbuluese, kanë  dhe qime të tipit klasik të Labiateve. Acidet  yndyrore  që  gjenden  tek  sherbela  kanë veti antiseptike, antivirale, antimykotike, antioksiduese dhe antiinflamatore.

Sherebela përdoret si stimulant, në ulcerat, kundër   deprsionit, marramendjes   etj.   Përdoret  kundër  kollës, ftohjeve dhimbjes së grykës dhe  bronkitit. Në kozmetik vaji esencial i sherbelës përdoret si përbërës aromatik i sapunëve, pluhurave dhe  lëngjeve larës, kremrave,  parfumeve.