Reklame:

Kultivimi i Mjedrës në Myzeqe

Është e pabesueshme që në Myzeqe në vendin e fushave të rritet një frut i egër i pyllit. E njohin si mjedra, manaferra më me shije e tregut të sotshëm në botë. Edmond Numani, fermeri nga Gorishova e ka sjellë për herë të parë këtë frut në vendin tonë. Megjithëse nuk ka gjetur dot hapësirën pyjore, ku mjedra ka vendin, zgjedhja e tij për kultivimin në serra ka dhenë rezultate të kënaqshme. “Në bujqësi duhet të rrezikosh, ndryshe nuk ka fitime. Unë mbillja grurë, misër, pemëtore. Tani, nuk kam më se ku t’i shes. Mirë që na bllokon importi, por konsumatorët janë në kërkim të së resë.  Është punë me mend dhe bujqësia. Në maj të vitit 2015, fermeri Numani ka marrë i pari fidanët e mjedrës. E sollëm nga shteti i Holandës, në bashkëpunim me disa tregtarë të huaj, bima duket se kishte premtime për bujqësinë në zonë. Kultivimi i mjedrës në tokat e Levanit sipas studimit të realizuar edhe nga Drejtoria e Bujqësisë rezultoi pozitiv për përshtatjen e këtij fruti pylli në këtë fshat.

Kam marrë fidanë të saj dhe kam goxha shitje. Shoh që njerëzit janë të interesuar për kulturat e reja. Kur erdhën dhe më propozuan për mjedrën, ideja m’u duk interesante. Sigurisht që fitimet mund të flasin për të ardhura marramendëse. Nuk është se të bën të pasur, por të jep një dorë të mirë parash. Nisur edhe nga informacionet që kisha për këtë bimë, rashë dakord dhe fillova ta kultivoj. Sot, kam rreth 2 hektarë të mbjellë me mjedër”, thotë Edmondi, teksa na tregon edhe për rendimentin e prodhimit si edhe fitimet që mund të sigurohen nga kjo lloj manaferre. “Mjedra gjendet rreth 700 m mbi nivelin e detit, është një lloj i veçantë i manaferrës. Në gjendje të egër kokrrat janë më të vogla, ndërsa e kultivuar është pak e madhe, sepse  nxirret në mënyrë laboratorike lloji i saj duke i dhenë mundësi prodhuesit të shesë patentën. Si bimë është shumë e mirë. Dha sasi të mira edhe në muajin korrik. Prodhon në  muajt tetor, nëntor, dhjetor, por edhe në muajin maj, sepse është periudha më e mirë për serra. Ajo do një vit që të japë prodhim tamam. Një hektar  me mjedër jep rreth 20 tonë. Unë i kam serrat jo shumë të mira se janë edhe të vjetra. Mirëpo, të ardhurat janë të majme. Jep rreth 5000 euro në dynym. Dhe është mirë për ne. Është goditur si treg, por janë të huajt që e menaxhojnë prodhimin”.

Kosto teknike më të pakta

Kultura e mjedrës përveç përfitimeve ekonomike që sjell për fermerin ka edhe leverdi në kultivimin e saj. Shumica e fermerëve në të gjithë vendin, të cilët janë ankuar për kostot e mëdha në shpenzime për tokat bujqësore, e kanë venë thekson kryesisht në plehërimet dhe pesticidet. Ndryshe nga çdo bimë tjetër, mjedra eliminon të gjitha kostot teknike. Për fermerin është e nevojshme të sigurojë vetëm tokën dhe plehun organik. Më tej, gjithë prodhimi ecën me rritjen në mënyrë automatike pa pasur nevojën e ndërhyrjes me pesticide apo plehra kimikë.

 

Gjithë prodhimi i mjedrës shkon për eksport

Prodhimet bujqësore në vendin tonë kanë si synim kryesor shitjen e produktit dhe korrjen e fitimeve sa më të mëdha. Ndonëse, në fillimet e tyre, për fermerët e mjedrës puna duket me ritme të kënaqshme. Gjithë prodhimi i manaferrës shkon në tregun e jashtëm. “Ky lloj biznesi është sjellë nga të huajt në vendin tonë. Mbi të gjitha, ajo çfarë përbën më shumë rëndësi është fakti se i gjithë prodhimi është i shitur. Ne kemi bërë një kontratë me disa tregtarë holandezë dhe gjermanë, të cilët na sollën fidanin e mjedrës duke na siguruar grumbullimin dhe shitjen e prodhimit. Vlerat janë të mira. Sot, një kilogram i këtij fruti shkon në çmimin e 3.4 euro. Dhe është një çmim i konsiderueshëm. Sepse nuk ka shpenzime të tjera në teknika bujqësore. Çdo fitim i marrë shkon në xhepin tonë, si fermer”, thotë Edmond Numani, ndërsa tregon edhe për iniciativën e ndërmarrë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me mjedër. “Në Qarkun e Fierit janë rreth 10 hektarë të mbjellë me këtë lloj manaferre. Prodhimi është i frytshëm, çmimi po ashtu, por ne kemi nevojë edhe për stimulime nga shteti. Kemi nevojë për një dorë menaxhimi prej tyre. Nuk mund të jemi vetëm ne dhe të huajt. Duhet edhe dikush që të na mbrojë në këtë mes. Sado fitime të japë kultura, shteti duhet të ekzistojë në të tilla raste. Qoftë për të na stimuluar të prodhojmë më tepër, ose për të sugjeruar një kulturë tjetër. Në anët tona nuk po duket askush”, përfundon fermeri Numani.

Vlerat ushqyese të mjedrave
Një kupë me mjedra (rreth 123 gramë) përmban 64 kalori, 1.5 gram proteinë, 0.8 gram yndyrna dhe 15 gram karbohidrate (duke përfshirë 8 gram fibra dhe 5 gram sheqer). Mjedrat variojnë në ngjyra, ku secila prej tyre ka një përbërje unike të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Nga një kupë me mjedra ju siguroni 54% të nevojave tuaja për vitaminë C, 12% për vitamin K, 6% folat, 5% të vitaminës E, hekur dhe potassium dhe 41% të nevojave ditore për manganez, gjitashtu dhe vitamin B-6, calcium, magnez, zink dhe koper. Mjedrat përmbajnë dhe antipoksiduesit alfa dhe beta-karoten dhe kolinë.
Përfitimet shëndetësore
Konsumimi i ushqimeve bimore, si mjedrat mendohet se ul rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë në përgjithësi, duke iu rritur energjinë dhe duke iu ulur peshën. Gjithashtu një sërë studimesh kanë treguar për një lidhje pozitive mes konsumimit të mjedrave dhe përmirësimit të memories.
Shëndet zemrës
Ushqimet e pasura me flavonoid, siç është dhe rasti i mjedrave ulin rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare. Potasiumi tek mjedrat ndihmon shumë edhe në shëndetin e zemrës. Në një studim, njerëzit që konsumuan 4,069 mg potasium në ditë kishin 49% më pak rrezik ndaj sëmundjeve ishemike, krahasuar me ato që konsumonin më pak potasium (rreth 1,000 mg në ditë).
Parandalon kancerin
Mjedrat kanë antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira duke penguar rritjen e tumorit dhe uljen e inflamacionit në trup. Të njëjtat polifenole që mbrojnë zemrën nga sëmundjet e zemrës, gjithashtu ndihmojnë për të ngadalësuar zhvillimin e kancerit, të disa llojeve, duke përfshirë atë të ezofagut, mushkërive, gojës, mitrës, pankreasit, prostatës dhe kolonës.
Menaxhon diabetin
Çdo ushqim bimor që ka lëkurë është shumë e pasur me fibra dhe mjedrat kanë shumë lëkurë. Ushqimet me fibra të larta e mbajnë sheqerin në gjak të stabilizuar. Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1, që konsumojnë dieta me fibra të larta kanë nivel të ulët të glukozës në gjak, ndërkohë që ato të tipit 2, kanë një përmirësim të sheqerit në gjak në nivelet e lipideve dhe të insulinës.
Ndihmon tretjen
Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë konstipacionin duke e mbajtur të shëndetshëm traktin tretës, duke nxjerrë në këtë mënyrë jashtë toksinat.
Ushqimet e pasura me vitamin C, si mjedrat kanë treguar se i mbajnë sytë e shëndetshëm, pasi i mbrojnë ato ndaj dëmtimit të rrezeve UV. Mjedrat gjithashtu përmbajnë antioksidantin zeaxanthin, që filtron rrezet e rrezikshme blu si dhe mendohet se kanë një rol mbrojtës në shëndetin e syrit.