Përmirësimi i eksporteve është një proces i gjatë dhe i vështirë, që kërkon jo vetëm standarde, çertifikim, pjesëmarrje në panaire por edhe njohuri mbi tregjet me vlera të larta, zhvillim të strategjive të eksporteve dhe marketingut të kompanive, kapacitete njerëzore si dhe marrëdhënie ndërkulturore.
Me mbështetjen e RISIAlbania, gjate muajt Gusht 2019 u zhvillua një workshop për eksportet, me eksperten e çertifikuar ndërkombëtare AseTila Köstinger Von Sonnenland.
Në të morën pjesë kompanitë më të mëdha të sektorit të fruta – perimeve, bimëve mjekësore aromatike si dhe kompani përpunimi të mishit (sektor për të cilin Qendra e Eksporteve Shqiptare lobon vazhdimisht për hapjen e eksporteve në BE e më gjerë).
Ndiqni intervistën e AseTila Köstinger Von Sonnenland, se cilat janë disa nga sfidat dhe mundësitë e eksportuesve shqiptar në këndvështrimin e një eksperteje ndërkombëtare të eksporteve: