Reklame:

Zhvleresimi i euros, Eksportet ne renie drastike

Zhvlerësimi i euros, por edhe politikat fiskale në vend kanë dëmtuar rëndë eksportet shqiptare.

Eksportuesit shqiptarë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të Bankës së Shqipërisë pasi kjo situatë sipas tyre ndikon direkt në punësim dhe në rritjen e emigrantëve.

Sipas INSTAT në 7 muaj eksportet ranë me 2.6%.

Eksportuesit japin alarmin se kjo situatë ka ardhur si pasojë e zhvlerësimit të euros, por edhe për shkak të politikave fiskale të qeverisë.

Drejtuesi i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, shprehet se rënia e eksporteve po dëmton rëndë ekonominë.

Nëse këto industri nuk vazhdojnë të gjenerojnë vende të reja pune atëherë ne kemi pak shanse për të frenuar emigracionin, largimin e njerëzve nga ky vend.