95 milionë euro për investime në zonat rurale deri në vitin 2020. Projekti synon të zhvillojë bujqësinë, zonat rurale dhe të rrise konkurueshmërinë e produkteve bujqësore dhe agro-ushqimore. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, ka ngritur Komitetin e Monitorimit të IPARD II. i cili përbëhet nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Liam Breslin, drejtues i IPARD-it, anëtarë të Komitetit Monitorues, përfaqësues nga KE dhe Drejtori i Programimit dhe Vlerësimit të Politikave Rurale në MBZHRAU. Ky komitet konsiderohet një hap shumë i rëndësishëm për fillimin e zbatimit të programit, si një nga instrumentat kryesor të sektorit bujqësor dhe të zhvillimit rural drejt rrugës së Integrimit Evropian, nëpermjet rritjes së konkurueshmërisë së produkteve bujqësore, agro-ushqimore, si edhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. Bujqësia mbetet një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së Shqipërisë. Në vitet e fundit, bujqësia vazhdon të kontribuojë afërsisht në një të pestën e vlerës së shtuar bruto të vendit dhe rreth gjysma e të punësuarve janë të punësuar në bujqësi, përqindja më e madhe kjo në krahasim me të gjitha vendet e tjera të rajonit. Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar Marrëveshjen Sektoriale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për menaxhimin dhe zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Republikën e Shqipërisë nën instrumentin e asistencës paraaderuese në fushën e politikës “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural “ IPARD – II, me ligjin Nr 30/2016, ndërkohë që trupat teknik janë identifikuar, trajnuar dhe vazhdon puna për të rritur kapacitetet e tyre për të bërë kontrollet e standarteve minimale kombëtare dhe ato evropiane përpara përfundimit të investimeve. Sfida që ka përpara Ministria e Bujqesise Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave ka te beje me aftesine për të përthithur buxhetet e akorduara nga programi IPARD e cila është shumë e madhe. Programi IPARD II ka miratuar nje buxhet prej 71 milion Euro nga Komisioni Evropian dhe 24 milion euro grant nga Qeveria Shqiptare (në raportet 75% BE dhe 25% Qeveria Shqiptare), pra janë në dispozicion për investime në zonat rurale një buxhet prej 94 milion euro grant për periudhën 2014 – 2020. Po të kemi parasysh që granti për çdo investim fillon nga 50% deri 80 %, do të jetë në dispozicion një fond prej më shumë se sa 180 Milon Euro për tu investuar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
Rrugëtimi i Shqipërisë në hyrjen ne familjen Evropiane mbetet një nga sfidat e rëndësishme ku përgatitja e bujqësisë dhe zonave rurale nëpërmjet rritjes së standarteve, përmirësimit të produktivitetit nëpërmjet prezantimit të teknologjive të reja si dhe modernizimit të këtij sektori kerkon angazhim maksimal te gjithe aktoreve dhe faktoreve.
Një nga pesë komponentët e IPA-2 si instrument i ndihmës para adermit është fusha e 4 epolitikave të BE-së , IPARD-i. Këto investime do të kenë një impakt pozitiv si në përmirësimin e standarteve të cilësisë së ushqimit po ashtu edhe në rritjen e standarteve të sigurisë ushqimore drejt atyre të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Një objektiv tjetër specifik i Programit IPARD është edhe respektimi i standarteve të shëndetit të njerëzve, bimëve dhe kafshëve, mirtrajtimin e kafshëve, mbrojtjen e ambjentit dhe siguria në punë. Programi IPARD – II është aprovur nga Komisioni Evropian në muajin Korrik të 2015. Marëveshja Sektoriale për zbatimin e këtij Programi është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin nr. 37/2016 me datë 18 Mars 2016 dhe zbatimi i këtij programi ka filluar në vitin 2017. Masat mbështetëse të këtij programi konsistojnë në investimet në aktive fizike të fermave bujqësore; investimet në aktive fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësor edhe të peshkimit; diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit; asistenca teknike; shërbimet këshillimore; zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit; zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit etj. Ky Program ka miratuar një buxhet prej 71 milion Euro nga Komisioni Evropian dhe 24 milion Euro grant nga qeveria shqiptare dhe janë në dispozicion për investime në zonat rurale një buxhet prej 94 Milion Euro grant për periudhen 2014-2020.