Kumbulla Tropojane
Përhapja: Gjendet e përhapur në Shqipërinë e Veriut, emërtohet shpesh kumbulla e Hasit.
Përshkrimi: Pema ka rritje mesatare, me degë që rriten drejt. Gjethja është e madhe me formë eliptike. Lulja është e bardhë. Frutat janë të mëdhenj, me formë ovale, me cipë me ngjyrë vjollcë në blu.
Tuli është me ngjyre të verdhë , shumë i lëngshëm dhe shumë i ëmbël, me aromë. Bërthama është e madhe, me formë eliptike me majë dhe që shkëputet lehtësisht nga fryti.
Karakteristikat të tjera: Është kultivar diploid, me prodhime të bollshme të përvitshme. Lulëzon në kushtet e Shqipërisë së veriut në mesin e Prillit. Frutat piqen në fillim të tetorit. I ndjeshëm ndaj Sharkës (Plum Pox Potyvirus).
Përdorimi: Për konsum të freskët, për prodhim alkooli, lëngje, reçel dhe për tharje.