Reklame:

“Vajza” nga fshati qe tashme punon si ministre Bujqesie në Itali!

Teresa Bellanova e përkufizon veten sot si “një vajzë 60 vjeçare”, por edhe kur ajo ishte vërtet vajzë i kalonte ditët duke punuar tokën në kodrat e Brindizit, në kushte shumë të ngjashme me ato të emigrantëve që sot punojnë në fshatrat jugorë. “Unë jam një vajzë 60 vjeçare, kam lirinë të jem në gjendje të them atë që ndjej brenda: ajo që më emocionon është të marr pjesë në ndërtimin e një vendi ku respektohen rregullat”. Ishte tetori i vitit 2018 kur Teresa Bellanova u ngjit në skenën Leopolda, e përshëndetur nga një ovacion njerëzish të ngritur në këmbë. Sot ajo është Ministre e Bujqësisë, dhe aty ku nuk arrijnë kualifikimet akademike (Bellanova ka mbaruar vetëm klasën e tetë, siç theksohet shumë në rrjetet sociale si formë kritike) arrin përvoja në fushë, ose më saktë në fusha, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Këto përvoja e çuan atë të marrë kartën e PCI (partia komuniste italiane) dhe më pas të ndërmarrë veprimtarinë e sindikalistes me qëllim kundërveprimin e dhunës së ‘caporalato’ (sistemi informal për organizimin e punës së përkohshme bujqësore) , e cila në atë kohë ishte edhe më e egër ndaj grave. Nga ana tjetër, megjithatë, nuk kishte shumë alternativa për të dhe bashkëkohësit e saj: “Ose do punoje në fusha ose do mësoje të qepje, nëse nuk kishe fatin të shkoje në shkollë”. Në shkollë shkoi deri në klasën e tetë, pastaj filloi të punojë menjëherë, duke frekuentuar gjithnjë degën lokale të PCI së bashku me babanë e saj, i cili ishte komunist.

Bellanova e përmend shpesh të kaluarën e saj: Prillin e kaluar, në përgjigje të një pohimi nga Luigi Di Maio (tashmë “kolegu i tij” në qeverinë verdhë-kuq) ajo shkroi në Twitter: “Kam punuar si punëtore-krahu. Kam punuar një jetë pranë punëtorëve më të përulur, duke luftuar për të drejtat e njerëzve. “Nga #DiMaio nuk mund të mbaj apo pranoj etiketën “njerëz nga dhoma e ndenjes”. Le të përpiqet të tregojë kompetenca dhe aftësi në vend që të ofendojë. Për një herë të vetme, të përpiquni të punojë “. (Ilsole24ore)